النجم

 

An-Najm

 

The Star

1 - An-Najm (The Star) - 001

وَٱلنَّجۡمِ إِذَا هَوَىٰ
Betohem në yllin kur perëndon,

2 - An-Najm (The Star) - 002

مَا ضَلَّ صَاحِبُكُمۡ وَمَا غَوَىٰ
se shoku juaj (Muhamedi a.s.) nuk ka humbur e nuk ka devijuar!

3 - An-Najm (The Star) - 003

وَمَا يَنطِقُ عَنِ ٱلۡهَوَىٰٓ
Ai nuk flet sipas qejfit të vet,

4 - An-Najm (The Star) - 004

إِنۡ هُوَ إِلَّا وَحۡيٞ يُوحَىٰ
por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij.

5 - An-Najm (The Star) - 005

عَلَّمَهُۥ شَدِيدُ ٱلۡقُوَىٰ
Atë ia ka mësuar atij një (engjëll) shumë i fuqishëm (Xhebraili),

6 - An-Najm (The Star) - 006

ذُو مِرَّةٖ فَٱسۡتَوَىٰ
mendjelartë, që iu paraqit qartë,

7 - An-Najm (The Star) - 007

وَهُوَ بِٱلۡأُفُقِ ٱلۡأَعۡلَىٰ
në horizontin më të lartë.

8 - An-Najm (The Star) - 008

ثُمَّ دَنَا فَتَدَلَّىٰ
Pastaj iu afrua e iu lëshua,

9 - An-Najm (The Star) - 009

فَكَانَ قَابَ قَوۡسَيۡنِ أَوۡ أَدۡنَىٰ
sa largësia midis dy harqeve ose edhe më afër,

10 - An-Najm (The Star) - 010

فَأَوۡحَىٰٓ إِلَىٰ عَبۡدِهِۦ مَآ أَوۡحَىٰ
e i shpalli robit të Allahut, atë që i shpalli.

11 - An-Najm (The Star) - 011

مَا كَذَبَ ٱلۡفُؤَادُ مَا رَأَىٰٓ
Zemra (e Muhamedit) nuk gënjen për atë që ka parë.

12 - An-Najm (The Star) - 012

أَفَتُمَٰرُونَهُۥ عَلَىٰ مَا يَرَىٰ
Vallë, a do ta kundërshtonit atë për çfarë ka parë,

13 - An-Najm (The Star) - 013

وَلَقَدۡ رَءَاهُ نَزۡلَةً أُخۡرَىٰ
ndërkohë që ai e ka parë atë edhe një herë tjetër,

14 - An-Najm (The Star) - 014

عِندَ سِدۡرَةِ ٱلۡمُنتَهَىٰ
te Sidretul Munteha-ja,

15 - An-Najm (The Star) - 015

عِندَهَا جَنَّةُ ٱلۡمَأۡوَىٰٓ
ku ndodhet Xheneti i Strehimit.

16 - An-Najm (The Star) - 016

إِذۡ يَغۡشَى ٱلسِّدۡرَةَ مَا يَغۡشَىٰ
Kur Sidrën çfarë nuk e mbulonte?![338]
[338] Pra, Muhamedi (a.s.) e ka parë Xhebrailin në formën e tij të plotë te Sidretul Munteha, e cila është një pemë e madhe në të majtë të Fronit Hyjnor, mbi qiellin e shtatë. Atë e mbulojnë engjëj dhe mrekulli të ndryshme të Zotit. Aty ndodhet edhe Xheneti i Strehimit, ku strehohen shpirtrat e dëshmorëve dhe të besimtarëve të devotshëm.

17 - An-Najm (The Star) - 017

مَا زَاغَ ٱلۡبَصَرُ وَمَا طَغَىٰ
Shikimi i tij nuk u shmang dhe as nuk e kaloi masën,

18 - An-Najm (The Star) - 018

لَقَدۡ رَأَىٰ مِنۡ ءَايَٰتِ رَبِّهِ ٱلۡكُبۡرَىٰٓ
por ai pa disa nga mrekullitë më madhështore të Zotit të tij!

19 - An-Najm (The Star) - 019

أَفَرَءَيۡتُمُ ٱللَّـٰتَ وَٱلۡعُزَّىٰ
A e keni parë Latën dhe Uzzën?

20 - An-Najm (The Star) - 020

وَمَنَوٰةَ ٱلثَّالِثَةَ ٱلۡأُخۡرَىٰٓ
Po Menatën,[339] të tretën, të fundit?
[339] Këta janë emrat e disa idhujve, që arabët paganë i konsideronin si bijat e Allahut.

21 - An-Najm (The Star) - 021

أَلَكُمُ ٱلذَّكَرُ وَلَهُ ٱلۡأُنثَىٰ
Vallë, për ju janë djemtë, ndërsa për Atë vajzat?!

22 - An-Najm (The Star) - 022

تِلۡكَ إِذٗا قِسۡمَةٞ ضِيزَىٰٓ
Kjo ndarje është e padrejtë.

23 - An-Najm (The Star) - 023

إِنۡ هِيَ إِلَّآ أَسۡمَآءٞ سَمَّيۡتُمُوهَآ أَنتُمۡ وَءَابَآؤُكُم مَّآ أَنزَلَ ٱللَّهُ بِهَا مِن سُلۡطَٰنٍۚ إِن يَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّ وَمَا تَهۡوَى ٱلۡأَنفُسُۖ وَلَقَدۡ جَآءَهُم مِّن رَّبِّهِمُ ٱلۡهُدَىٰٓ
Këta janë vetëm emra që ua keni ngjitur (idhujve) ju dhe të parët tuaj, kurse Allahu nuk ju ka dërguar për ata asnjë provë. Ata ndjekin vetëm hamendjet dhe atë që ua ka qejfi, ndonëse u ka ardhur prej Zotit të tyre udhëzimi (për rrugën e drejtë).

24 - An-Najm (The Star) - 024

أَمۡ لِلۡإِنسَٰنِ مَا تَمَنَّىٰ
A do të ketë njeriu gjithçka që dëshiron?

25 - An-Najm (The Star) - 025

فَلِلَّهِ ٱلۡأٓخِرَةُ وَٱلۡأُولَىٰ
Vetëm Allahut i përkasin bota tjetër dhe kjo botë!

26 - An-Najm (The Star) - 026

۞وَكَم مِّن مَّلَكٖ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ لَا تُغۡنِي شَفَٰعَتُهُمۡ شَيۡـًٔا إِلَّا مِنۢ بَعۡدِ أَن يَأۡذَنَ ٱللَّهُ لِمَن يَشَآءُ وَيَرۡضَىٰٓ
Sa engjëj ka në qiej, ndërmjetësimi i të cilëve nuk bën asnjë dobi, veçse pasi të japë leje Allahu, për kë të dojë e të pëlqejë Vetë!

27 - An-Najm (The Star) - 027

إِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ لَيُسَمُّونَ ٱلۡمَلَـٰٓئِكَةَ تَسۡمِيَةَ ٱلۡأُنثَىٰ
Vërtet, ata që nuk besojnë në jetën tjetër, u japin engjëjve emra femërorë.

28 - An-Najm (The Star) - 028

وَمَا لَهُم بِهِۦ مِنۡ عِلۡمٍۖ إِن يَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّۖ وَإِنَّ ٱلظَّنَّ لَا يُغۡنِي مِنَ ٱلۡحَقِّ شَيۡـٔٗا
Ata nuk kanë asnjë njohuri për këtë, por ndjekin vetëm hamendjen, ndonëse hamendja nuk mund ta zëvendësojë aspak të vërtetën.

29 - An-Najm (The Star) - 029

فَأَعۡرِضۡ عَن مَّن تَوَلَّىٰ عَن ذِكۡرِنَا وَلَمۡ يُرِدۡ إِلَّا ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا
Andaj, ti (o Muhamed) largohu prej atij, që i kthen kurrizin Kuranit dhe, që dëshiron vetëm jetën e kësaj bote!

30 - An-Najm (The Star) - 030

ذَٰلِكَ مَبۡلَغُهُم مِّنَ ٱلۡعِلۡمِۚ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعۡلَمُ بِمَن ضَلَّ عَن سَبِيلِهِۦ وَهُوَ أَعۡلَمُ بِمَنِ ٱهۡتَدَىٰ
Kaq arrin gjithë dija e tyre! Në të vërtetë, Zoti yt i njeh më së miri ata që janë shmangur nga rruga e Tij dhe ata që ndjekin rrugën e drejtë.

31 - An-Najm (The Star) - 031

وَلِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ لِيَجۡزِيَ ٱلَّذِينَ أَسَـٰٓـُٔواْ بِمَا عَمِلُواْ وَيَجۡزِيَ ٱلَّذِينَ أَحۡسَنُواْ بِٱلۡحُسۡنَى
Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë, për t’i dënuar ata që bëjnë keq, sipas veprave të veta e, për t’i shpërblyer ata që bëjnë mirë, me shpërblimin më të mirë.

32 - An-Najm (The Star) - 032

ٱلَّذِينَ يَجۡتَنِبُونَ كَبَـٰٓئِرَ ٱلۡإِثۡمِ وَٱلۡفَوَٰحِشَ إِلَّا ٱللَّمَمَۚ إِنَّ رَبَّكَ وَٰسِعُ ٱلۡمَغۡفِرَةِۚ هُوَ أَعۡلَمُ بِكُمۡ إِذۡ أَنشَأَكُم مِّنَ ٱلۡأَرۡضِ وَإِذۡ أَنتُمۡ أَجِنَّةٞ فِي بُطُونِ أُمَّهَٰتِكُمۡۖ فَلَا تُزَكُّوٓاْ أَنفُسَكُمۡۖ هُوَ أَعۡلَمُ بِمَنِ ٱتَّقَىٰٓ
Për ata që ruhen prej gjynaheve të mëdha dhe veprave imorale, përveç gjynaheve të vogla, me të vërtetë, Zoti yt është i Gjerë në falje. Ai ju njeh mjaft mirë, qysh se ju krijoi nga dheu dhe qysh se keni qenë embrion në barkun e nënave tuaja. Prandaj, mos u lavdëroni me pafajësinë tuaj! Ai i njeh më së miri ata që ruhen nga gjynahet.

33 - An-Najm (The Star) - 033

أَفَرَءَيۡتَ ٱلَّذِي تَوَلَّىٰ
A e ke vënë re atë që shmanget (nga e vërteta)

34 - An-Najm (The Star) - 034

وَأَعۡطَىٰ قَلِيلٗا وَأَكۡدَىٰٓ
dhe jep pak e pa qejf?

35 - An-Najm (The Star) - 035

أَعِندَهُۥ عِلۡمُ ٱلۡغَيۡبِ فَهُوَ يَرَىٰٓ
A i di ai vallë gjërat e padukshme, a i sheh ato?

36 - An-Najm (The Star) - 036

أَمۡ لَمۡ يُنَبَّأۡ بِمَا فِي صُحُفِ مُوسَىٰ
Vallë, a nuk ka dëgjuar ai për atë që thuhet në Shkrimet e Musait

37 - An-Najm (The Star) - 037

وَإِبۡرَٰهِيمَ ٱلَّذِي وَفَّىٰٓ
dhe të Ibrahimit - i cili i plotësoi detyrimet:

38 - An-Najm (The Star) - 038

أَلَّا تَزِرُ وَازِرَةٞ وِزۡرَ أُخۡرَىٰ
se askush nuk do t’i mbartë gjynahet e tjetrit

39 - An-Najm (The Star) - 039

وَأَن لَّيۡسَ لِلۡإِنسَٰنِ إِلَّا مَا سَعَىٰ
dhe se njeriu do të ketë vetëm atë për të cilën ka punuar;

40 - An-Najm (The Star) - 040

وَأَنَّ سَعۡيَهُۥ سَوۡفَ يُرَىٰ
se përpjekjet e tij do të shihen

41 - An-Najm (The Star) - 041

ثُمَّ يُجۡزَىٰهُ ٱلۡجَزَآءَ ٱلۡأَوۡفَىٰ
dhe se do të shpërblehet me shpërblim të plotë;

42 - An-Najm (The Star) - 042

وَأَنَّ إِلَىٰ رَبِّكَ ٱلۡمُنتَهَىٰ
se te Zoti yt do të jetë kthimi;

43 - An-Najm (The Star) - 043

وَأَنَّهُۥ هُوَ أَضۡحَكَ وَأَبۡكَىٰ
se Ai jep gazin dhe vajin

44 - An-Najm (The Star) - 044

وَأَنَّهُۥ هُوَ أَمَاتَ وَأَحۡيَا
dhe se Ai jep vdekjen dhe jetën;

45 - An-Najm (The Star) - 045

وَأَنَّهُۥ خَلَقَ ٱلزَّوۡجَيۡنِ ٱلذَّكَرَ وَٱلۡأُنثَىٰ
se Ai krijon çiftet, mashkull e femër,

46 - An-Najm (The Star) - 046

مِن نُّطۡفَةٍ إِذَا تُمۡنَىٰ
prej një pike fare kur derdhet,

47 - An-Najm (The Star) - 047

وَأَنَّ عَلَيۡهِ ٱلنَّشۡأَةَ ٱلۡأُخۡرَىٰ
dhe se Atij i takon krijimi tjetër;

48 - An-Najm (The Star) - 048

وَأَنَّهُۥ هُوَ أَغۡنَىٰ وَأَقۡنَىٰ
se Ai jep pasuri dhe kënaqësi të mjaftueshme,

49 - An-Najm (The Star) - 049

وَأَنَّهُۥ هُوَ رَبُّ ٱلشِّعۡرَىٰ
Ai, që është Zoti i Siriusit[340];
[340] Siriusi është yll i cili adhurohej nga arabët paganë.

50 - An-Najm (The Star) - 050

وَأَنَّهُۥٓ أَهۡلَكَ عَادًا ٱلۡأُولَىٰ
se Ai i ka shkatërruar fiset e lashta Ad

51 - An-Najm (The Star) - 051

وَثَمُودَاْ فَمَآ أَبۡقَىٰ
e Themud, duke mos lënë askënd prej tyre,

52 - An-Najm (The Star) - 052

وَقَوۡمَ نُوحٖ مِّن قَبۡلُۖ إِنَّهُمۡ كَانُواْ هُمۡ أَظۡلَمَ وَأَطۡغَىٰ
si dhe popullin e Nuhut më parë, sepse qe më i padrejtë dhe rebel;

53 - An-Najm (The Star) - 053

وَٱلۡمُؤۡتَفِكَةَ أَهۡوَىٰ
se Ai i asgjësoi edhe qytetet e përmbysura (të popullit të Lutit),

54 - An-Najm (The Star) - 054

فَغَشَّىٰهَا مَا غَشَّىٰ
të cilat i mbuloi ajo që i mbuloi?!

55 - An-Najm (The Star) - 055

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكَ تَتَمَارَىٰ
Atëherë, në çfarë dhuntie të Zotit tënd dyshon ti?

56 - An-Najm (The Star) - 056

هَٰذَا نَذِيرٞ مِّنَ ٱلنُّذُرِ ٱلۡأُولَىٰٓ
Ky (Profet) është paralajmërues si ata të mëparshmit.

57 - An-Najm (The Star) - 057

أَزِفَتِ ٱلۡأٓزِفَةُ
Ora e Kiametit po afrohet

58 - An-Najm (The Star) - 058

لَيۡسَ لَهَا مِن دُونِ ٱللَّهِ كَاشِفَةٌ
dhe askush, përveç Allahut, nuk mund ta zbulojë atë!

59 - An-Najm (The Star) - 059

أَفَمِنۡ هَٰذَا ٱلۡحَدِيثِ تَعۡجَبُونَ
Vallë, prej kësaj fjale po çuditeni

60 - An-Najm (The Star) - 060

وَتَضۡحَكُونَ وَلَا تَبۡكُونَ
dhe po qeshni e nuk po qani?

61 - An-Najm (The Star) - 061

وَأَنتُمۡ سَٰمِدُونَ
Madje, jeni edhe të shkujdesur!

62 - An-Najm (The Star) - 062

فَٱسۡجُدُواْۤ لِلَّهِۤ وَٱعۡبُدُواْ۩
Më mirë përuluni në sexhde për Allahun dhe adhurojeni Atë!

Scroll to Top