القمر

 

Al-Qamar

 

The Moon

1 - Al-Qamar (The Moon) - 001

ٱقۡتَرَبَتِ ٱلسَّاعَةُ وَٱنشَقَّ ٱلۡقَمَرُ
U afrua Ora dhe u ça Hëna![341]
[341] Kjo është një shenjë e afrimit të Orës së Kiametit. Vargu aludon për një mrekulli të famshme të Profetit Muhamed (a.s.), të regjistruar në shumë transmetime autentike të shokëve të tij. Ajo erdhi pas një këmbënguljeje të vazhdueshme të paganëve të Mekës, që Profeti t’u tregonte një shenjë mrekullie në ditët e hershme të misionit të tij.

2 - Al-Qamar (The Moon) - 002

وَإِن يَرَوۡاْ ءَايَةٗ يُعۡرِضُواْ وَيَقُولُواْ سِحۡرٞ مُّسۡتَمِرّٞ
E megjithatë, sa herë që shohin ndonjë mrekulli, ata kthejnë kurrizin dhe thonë: “Kjo është në vazhdën e magjive të tij!”

3 - Al-Qamar (The Moon) - 003

وَكَذَّبُواْ وَٱتَّبَعُوٓاْ أَهۡوَآءَهُمۡۚ وَكُلُّ أَمۡرٖ مُّسۡتَقِرّٞ
Ata e mohojnë (të vërtetën) dhe pasojnë dëshirat dhe tekat e tyre, por çdo gjë është e caktuar.

4 - Al-Qamar (The Moon) - 004

وَلَقَدۡ جَآءَهُم مِّنَ ٱلۡأَنۢبَآءِ مَا فِيهِ مُزۡدَجَرٌ
Sigurisht që atyre u kanë ardhur histori për t’i prapësuar (nga e keqja),

5 - Al-Qamar (The Moon) - 005

حِكۡمَةُۢ بَٰلِغَةٞۖ فَمَا تُغۡنِ ٱلنُّذُرُ
një urtësi e përsosur, por paralajmërimi nuk u bën dobi.

6 - Al-Qamar (The Moon) - 006

فَتَوَلَّ عَنۡهُمۡۘ يَوۡمَ يَدۡعُ ٱلدَّاعِ إِلَىٰ شَيۡءٖ نُّكُرٍ
Prandaj, largohu nga ata (o Profet), deri Ditën kur do t’i thërrasë Lajmëtari[342] në diçka të tmerrshme.
[342] Pra, engjëlli Israfil që i fryn bririt të ringjalljes dhe i fton njerëzit të japin llogari.

7 - Al-Qamar (The Moon) - 007

خُشَّعًا أَبۡصَٰرُهُمۡ يَخۡرُجُونَ مِنَ ٱلۡأَجۡدَاثِ كَأَنَّهُمۡ جَرَادٞ مُّنتَشِرٞ
Me sy të përulur do të dalin nga varret, sikur të ishin karkaleca të shpërndarë,

8 - Al-Qamar (The Moon) - 008

مُّهۡطِعِينَ إِلَى ٱلدَّاعِۖ يَقُولُ ٱلۡكَٰفِرُونَ هَٰذَا يَوۡمٌ عَسِرٞ
duke shpejtuar drejt Lajmëtarit. Atëherë, mohuesit do të thonë: “Kjo është ditë e vështirë!”

9 - Al-Qamar (The Moon) - 009

۞كَذَّبَتۡ قَبۡلَهُمۡ قَوۡمُ نُوحٖ فَكَذَّبُواْ عَبۡدَنَا وَقَالُواْ مَجۡنُونٞ وَٱزۡدُجِرَ
Para tyre (i) ka përgënjeshtëruar (shenjat Tona) populli i Nuhut. Ata e quanin gënjeshtar robin Tonë (Nuhun), i thoshin “i çmendur”, e pengonin dhe e kërcënonin.

10 - Al-Qamar (The Moon) - 010

فَدَعَا رَبَّهُۥٓ أَنِّي مَغۡلُوبٞ فَٱنتَصِرۡ
Kështu, ai iu lut Zotit të vet: “Unë jam i mundur, andaj më ndihmo!”

11 - Al-Qamar (The Moon) - 011

فَفَتَحۡنَآ أَبۡوَٰبَ ٱلسَّمَآءِ بِمَآءٖ مُّنۡهَمِرٖ
Dhe Ne i hapëm dyert e qiellit me ujë të rrëmbyeshëm

12 - Al-Qamar (The Moon) - 012

وَفَجَّرۡنَا ٱلۡأَرۡضَ عُيُونٗا فَٱلۡتَقَى ٱلۡمَآءُ عَلَىٰٓ أَمۡرٖ قَدۡ قُدِرَ
dhe i shpërthyem burimet e tokës, e u takuan ujërat për një qëllim të paracaktuar.

13 - Al-Qamar (The Moon) - 013

وَحَمَلۡنَٰهُ عَلَىٰ ذَاتِ أَلۡوَٰحٖ وَدُسُرٖ
Ndërsa Nuhun e bartëm në një barkë (të ndërtuar) prej dërrasash dhe gozhdësh,

14 - Al-Qamar (The Moon) - 014

تَجۡرِي بِأَعۡيُنِنَا جَزَآءٗ لِّمَن كَانَ كُفِرَ
e cila lundronte nën Sytë[343] Tanë: si shpërblim për atë (Nuhun a.s.) i cili u mohua.
[343] Pra, nën mbikëqyrjen dhe kujdesin Tonë.

15 - Al-Qamar (The Moon) - 015

وَلَقَد تَّرَكۡنَٰهَآ ءَايَةٗ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٖ
Ne e kemi bërë atë[344] si shenjë, por a ka kush që ia vë veshin?
[344] Përmbytjen e popullit të Nuhut.

16 - Al-Qamar (The Moon) - 016

فَكَيۡفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ
Eh, sa i tmerrshëm qe dënimi Im pas paralajmërimeve të Mia!

17 - Al-Qamar (The Moon) - 017

وَلَقَدۡ يَسَّرۡنَا ٱلۡقُرۡءَانَ لِلذِّكۡرِ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٖ
Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t’u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!

18 - Al-Qamar (The Moon) - 018

كَذَّبَتۡ عَادٞ فَكَيۡفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ
Edhe fisi Ad e quajti gënjeshtar (të dërguarin Tonë), por sa i tmerrshëm qe dënimi Im pas paralajmërimeve të Mia!

19 - Al-Qamar (The Moon) - 019

إِنَّآ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ رِيحٗا صَرۡصَرٗا فِي يَوۡمِ نَحۡسٖ مُّسۡتَمِرّٖ
Ne u dërguam atyre në një ditë fatkeqe një erë të stuhishme të pandërprerë,

20 - Al-Qamar (The Moon) - 020

تَنزِعُ ٱلنَّاسَ كَأَنَّهُمۡ أَعۡجَازُ نَخۡلٖ مُّنقَعِرٖ
e cila i nxirrte njerëzit, sikur të ishin trungje të shkulura hurmash.

21 - Al-Qamar (The Moon) - 021

فَكَيۡفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ
Eh, sa i tmerrshëm qe dënimi Im pas paralajmërimeve të Mia!

22 - Al-Qamar (The Moon) - 022

وَلَقَدۡ يَسَّرۡنَا ٱلۡقُرۡءَانَ لِلذِّكۡرِ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٖ
Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t’u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!

23 - Al-Qamar (The Moon) - 023

كَذَّبَتۡ ثَمُودُ بِٱلنُّذُرِ
Edhe fisi Themud i përgënjeshtroi paralajmërimet Tona.

24 - Al-Qamar (The Moon) - 024

فَقَالُوٓاْ أَبَشَرٗا مِّنَّا وَٰحِدٗا نَّتَّبِعُهُۥٓ إِنَّآ إِذٗا لَّفِي ضَلَٰلٖ وَسُعُرٍ
Ata (themudasit) thanë: “Vallë, a të ndjekim një njeri nga mesi ynë? Atëherë do të ishim vërtet në rrugë të humbur dhe të çmendur.

25 - Al-Qamar (The Moon) - 025

أَءُلۡقِيَ ٱلذِّكۡرُ عَلَيۡهِ مِنۢ بَيۡنِنَا بَلۡ هُوَ كَذَّابٌ أَشِرٞ
Vallë, vetëm atij mes nesh t’i dërgohet Shpallja? Jo, ai është gënjeshtar mendjemadh!”

26 - Al-Qamar (The Moon) - 026

سَيَعۡلَمُونَ غَدٗا مَّنِ ٱلۡكَذَّابُ ٱلۡأَشِرُ
(Të dërguarit iu tha): “Nesër do ta marrin vesh ata se, kush është gënjeshtari mendjemadh!

27 - Al-Qamar (The Moon) - 027

إِنَّا مُرۡسِلُواْ ٱلنَّاقَةِ فِتۡنَةٗ لَّهُمۡ فَٱرۡتَقِبۡهُمۡ وَٱصۡطَبِرۡ
Ne po u dërgojmë devenë[345] për t’i sprovuar, andaj ti (o Salih) priti ata dhe bëhu i durueshëm!
[345] Shih vargun 64 të sures 11 dhe shënimin përkatës.

28 - Al-Qamar (The Moon) - 028

وَنَبِّئۡهُمۡ أَنَّ ٱلۡمَآءَ قِسۡمَةُۢ بَيۡنَهُمۡۖ كُلُّ شِرۡبٖ مُّحۡتَضَرٞ
Dhe lajmëroji ata se uji do të ndahet ndërmjet tyre e devesë dhe çdo vakt do të shihet me rend!”

29 - Al-Qamar (The Moon) - 029

فَنَادَوۡاْ صَاحِبَهُمۡ فَتَعَاطَىٰ فَعَقَرَ
Por ata thirrën shokun e tyre, i cili e mori dhe e theri.

30 - Al-Qamar (The Moon) - 030

فَكَيۡفَ كَانَ عَذَابِي وَنُذُرِ
Eh, sa i tmerrshëm qe dënimi Im pas paralajmërimeve të Mia!

31 - Al-Qamar (The Moon) - 031

إِنَّآ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ صَيۡحَةٗ وَٰحِدَةٗ فَكَانُواْ كَهَشِيمِ ٱلۡمُحۡتَظِرِ
Ne dërguam mbi ta një ulërimë të vetme e ata u bënë si sana e copëtuar në pleme.

32 - Al-Qamar (The Moon) - 032

وَلَقَدۡ يَسَّرۡنَا ٱلۡقُرۡءَانَ لِلذِّكۡرِ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٖ
Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t’u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!

33 - Al-Qamar (The Moon) - 033

كَذَّبَتۡ قَوۡمُ لُوطِۭ بِٱلنُّذُرِ
Edhe populli i Lutit nuk i besoi paralajmërimet.

34 - Al-Qamar (The Moon) - 034

إِنَّآ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ حَاصِبًا إِلَّآ ءَالَ لُوطٖۖ نَّجَّيۡنَٰهُم بِسَحَرٖ
Ne dërguam një stuhi gurësh mbi ta, duke hequr familjen e Lutit, që e shpëtuam në agim,

35 - Al-Qamar (The Moon) - 035

نِّعۡمَةٗ مِّنۡ عِندِنَاۚ كَذَٰلِكَ نَجۡزِي مَن شَكَرَ
falë mëshirës Sonë. Ja, kështu Ne i shpërblejmë ata që falënderojnë.

36 - Al-Qamar (The Moon) - 036

وَلَقَدۡ أَنذَرَهُم بَطۡشَتَنَا فَتَمَارَوۡاْ بِٱلنُّذُرِ
Në fakt, Luti i paralajmëroi ata për fuqinë e dënimit Tonë, por ata i vunë në dyshim paralajmërimet.

37 - Al-Qamar (The Moon) - 037

وَلَقَدۡ رَٰوَدُوهُ عَن ضَيۡفِهِۦ فَطَمَسۡنَآ أَعۡيُنَهُمۡ فَذُوقُواْ عَذَابِي وَنُذُرِ
Ata i kërkuan t’ua dorëzonte mysafirët e tij. Por Ne ua verbuam sytë (e u thamë): “Shijoni dënimin Tim, tani që e dëgjuat paralajmërimin Tim!”

38 - Al-Qamar (The Moon) - 038

وَلَقَدۡ صَبَّحَهُم بُكۡرَةً عَذَابٞ مُّسۡتَقِرّٞ
Dhe të nesërmen në mëngjes, ata i goditi dënimi i përhershëm.

39 - Al-Qamar (The Moon) - 039

فَذُوقُواْ عَذَابِي وَنُذُرِ
“Shijoni dënimin Tim, tani që e dëgjuat paralajmërimin Tim!”

40 - Al-Qamar (The Moon) - 040

وَلَقَدۡ يَسَّرۡنَا ٱلۡقُرۡءَانَ لِلذِّكۡرِ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٖ
Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t’u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!

41 - Al-Qamar (The Moon) - 041

وَلَقَدۡ جَآءَ ءَالَ فِرۡعَوۡنَ ٱلنُّذُرُ
Edhe njerëzve të Faraonit u patën ardhur paralajmërimet,

42 - Al-Qamar (The Moon) - 042

كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا كُلِّهَا فَأَخَذۡنَٰهُمۡ أَخۡذَ عَزِيزٖ مُّقۡتَدِرٍ
por ata i mohuan të gjitha shenjat Tona, andaj Ne i mbërthyem ata, ashtu siç dënon i Plotfuqishmi dhe i Plotpushtetshmi.

43 - Al-Qamar (The Moon) - 043

أَكُفَّارُكُمۡ خَيۡرٞ مِّنۡ أُوْلَـٰٓئِكُمۡ أَمۡ لَكُم بَرَآءَةٞ فِي ٱلزُّبُرِ
Vallë, jobesimtarët tuaj janë më të mirë se këta (popuj të shkatërruar më parë), apo ju keni ndonjë paprekshmëri në librat e shpallur?

44 - Al-Qamar (The Moon) - 044

أَمۡ يَقُولُونَ نَحۡنُ جَمِيعٞ مُّنتَصِرٞ
Vërtet thonë ata: “Ne jemi grup i pathyeshëm”?!

45 - Al-Qamar (The Moon) - 045

سَيُهۡزَمُ ٱلۡجَمۡعُ وَيُوَلُّونَ ٱلدُّبُرَ
Së shpejti do të thyhet grupi dhe (secili prej tyre) do t’ia mbathë.

46 - Al-Qamar (The Moon) - 046

بَلِ ٱلسَّاعَةُ مَوۡعِدُهُمۡ وَٱلسَّاعَةُ أَدۡهَىٰ وَأَمَرُّ
Madje, Ora (e Kiametit) do të jetë takimi i tyre dhe Ora do të jetë më e tmerrshme dhe më e hidhët.

47 - Al-Qamar (The Moon) - 047

إِنَّ ٱلۡمُجۡرِمِينَ فِي ضَلَٰلٖ وَسُعُرٖ
Pa dyshim, keqbërësit janë të humbur (në këtë jetë) dhe do të digjen në zjarr (në jetën tjetër).

48 - Al-Qamar (The Moon) - 048

يَوۡمَ يُسۡحَبُونَ فِي ٱلنَّارِ عَلَىٰ وُجُوهِهِمۡ ذُوقُواْ مَسَّ سَقَرَ
Ditën e Gjykimit ata do të tërhiqen me fytyrat e tyre në zjarr (e do t’u thuhet): “Shijoni zjarrin e Xhehenemit!”

49 - Al-Qamar (The Moon) - 049

إِنَّا كُلَّ شَيۡءٍ خَلَقۡنَٰهُ بِقَدَرٖ
Vërtet, Ne çdo gjë e kemi krijuar me masë të paracaktuar.[346]
[346] Pra, Allahu i Madhëruar e ka krijuar gjithçka sipas paracaktimit të Tij, të shënuar në Librin e Ruajtur Hyjnor (Leuhi Mahfûdh).

50 - Al-Qamar (The Moon) - 050

وَمَآ أَمۡرُنَآ إِلَّا وَٰحِدَةٞ كَلَمۡحِۭ بِٱلۡبَصَرِ
Ne urdhërojmë vetëm një herë dhe vullneti Ynë përmbushet sa çel e mbyll sytë.

51 - Al-Qamar (The Moon) - 051

وَلَقَدۡ أَهۡلَكۡنَآ أَشۡيَاعَكُمۡ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٖ
Ne tashmë i kemi shkatërruar të ngjashmit me ju (në mosbesim). Prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!

52 - Al-Qamar (The Moon) - 052

وَكُلُّ شَيۡءٖ فَعَلُوهُ فِي ٱلزُّبُرِ
Çdo bëmë e tyre është shënuar në librat (e engjëjve që regjistrojnë veprat).

53 - Al-Qamar (The Moon) - 053

وَكُلُّ صَغِيرٖ وَكَبِيرٖ مُّسۡتَطَرٌ
Çdo gjë, e madhe a e vogël qoftë, është shënuar (në Leuhi Mahfudh).

54 - Al-Qamar (The Moon) - 054

إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي جَنَّـٰتٖ وَنَهَرٖ
Vërtet, besimtarët e devotshëm do të jenë në kopshtet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj

55 - Al-Qamar (The Moon) - 055

فِي مَقۡعَدِ صِدۡقٍ عِندَ مَلِيكٖ مُّقۡتَدِرِۭ
në kuvendin e së vërtetës (në Xhenet), tek një Sundues i Plotfuqishëm.

Scroll to Top