“Kush privohet prej butësisë, do të privohet prej mirësisë.”
Xheriri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: ” “Kush privohet prej butësisë, do të privohet prej mirësisë.”
Books saved in this browser.
Loading favorites…
Tap the heart on any book card to save it here.
Search and read verified Prophetic hadeeth translations, explanations, benefits, categories and source attribution. Page 2.
Smart instant results tolerate minor spelling mistakes, with every filter in one place.
Xheriri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: ” “Kush privohet prej butësisë, do të privohet prej mirësisë.”
Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: "Profeti ﷺ më ka thënë: "Assesi mos nënvlerëso asnjë gjë, edhe po e takove vëllanë tënd me fytyrë të buzëqeshur."
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk quhet i fortë ai që triumfon mbi të tjerët, por, në të vërtetë, i fortë është ai që përmbahet kur është i zemëruar.”
Ebu Mesud Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "Një person erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "Më ka ngordhur kafsha, andaj a mund të më gjesh një kafshë për udhëtim (për në betejë)?" Ai ﷺ tha: "Nuk kam." Një person tjetër tha: "O i Dërguari i Allahut, unë do ta…
Ebu Derdai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Në Ditën e Gjykimit, asgjë nuk do të jetë më e rëndë në peshoren e besimtarit sesa morali i mirë. Pa dyshim, Allahu e urren njeriun e pandershëm dhe të patur…
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose le të heshtë. Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le ta nderojë fqinjin. Dhe kush beson në Allahun dhe…
Xherir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Atë që nuk i mëshiron njerëzit, Allahu nuk e mëshiron."
Ebu Hurerja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ është pyetur për gjërat që më së shumti i fusin njerëzit në Xhenet, e në atë rast ka thënë: "Më së shumti në Xhenet fut devotshmëria ndaj Allahut dhe sjellja e mirë." Gjithashtu është pyetur pë…
Abdullah ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) ka thënë: Profeti ﷺ dëgjoi një njeri duke e këshilluar vëllanë e tij rreth turpit, e në atë rast Profeti ﷺ tha: "Turpi është prej besimit."
Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kapuni fort për çiltërsinë, sepse çiltërsia shpie në mirësi, ndërsa mirësia shpie në Xhenet. Njeriu vazhdon të jetë i çiltër dhe ta synojë çiltërsinë, derisa të shkruhet…
Ebu Derdai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Atij që e mbron nderin e vëllait të vet, Allahu do t'ia mbrojë fytyrën nga Zjarri në Ditën e Kiametit."
Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: "Allahu e do robin e devotshëm, të pasur (në shpirt) e të fshehur (nga sytë e njerëzve).”
Follow any language without creating an account.

