se i Dërguari i Allahut ﷺ është pyetur për gjërat që më së shumti i fusin njerëzit në Xhenet, e në atë rast ka thënë: "Më së shumti në Xhenet fut devotshmëria ndaj Allahut dhe sjellja e mirë
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Hurerja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ është pyetur për gjërat që më së shumti i fusin njerëzit në Xhenet, e në atë rast ka thënë: "Më së shumti në Xhenet fut devotshmëria ndaj Allahut dhe sjellja e mirë." Gjithashtu është pyetur për gjërat që më së shumti i fusin njerëzit në Zjarr, e në atë rast ka thënë: "Goja dhe organi gjenital."
Explanation
Devotshmëria ndaj Allahut dhe sjellja e mirë.
Devotshmëria ndaj Allahut (takvallëku) nënkupton që ndërmjet teje dhe dënimit të Allahut të vendosësh mburojë, gjë që arrihet duke i kryer urdhrat dhe duke iu shmangur ndalesave.
Sjellja e mirë nënkupton që (besimtari) të jetë i buzëqeshur, të bëjë mirë dhe ta largojë pengesën (nga të tjerët).
Dy shkaqe janë kryesoret që fusin në Zjarr, të cilat janë:
Gjuha dhe organi gjenital.
Prej mëkateve që i bën gjuha, janë: gënjeshtra, përgojimi, bartja e fjalëve e të tjera.
Prej mëkateve që i bën organi gjenital janë: kurvëria, homoseksualizmi e të tjera.
Benefits
Rreziku i gjuhës për vetë njeriun dhe se ajo është nga shkaqet e futjes në Zjarr.
Rreziku i epsheve dhe veprimeve të turpshme për njerëzit, dhe se ato janë ndër shkaqet që më së shumti fusin në Zjarr.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

