“Në Ditën e Kiametit, një njeri do të sillet dhe do të hidhet në Zjarr, ku do t'i shkapërderdhen zorrët e barkut nëpër zjarr. Ai do të sillet rreth tyre siç sillet gomari rreth rrotës së mullirit
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Nga Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmetohet se i është thënë: "Sikur të shkoje tek Othmani dhe të flisje me të (rreth fitnes)!" Ai u tha: "Ju po mendoni se nuk i kam folur atij, meqë nuk po ju tregoj?! Për Allahun, unë i kam folur atij (për këto çështje) në fshehtësi, pa hapur një derë (atë të fitnes), gjë që nuk dua të jem unë i pari që e hap atë derë. Pas një hadithi që e kam dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ, askujt nuk i them se është më i miri i njerëzve, madje edhe në qoftë prijësi im: “Në Ditën e Kiametit, një njeri do të sillet dhe do të hidhet në Zjarr, ku do t'i shkapërderdhen zorrët e barkut nëpër zjarr. Ai do të sillet rreth tyre siç sillet gomari rreth rrotës së mullirit. Banorët e Zjarrit do të tubohen rreth tij dhe do ta pyesin: "O filan, ç'është puna jote? A nuk urdhëroje për të mirë dhe ndaloje të keqen (në dynja)?" Ai do të përgjigjet: "Po, urdhëroja për të mirë, por vetë nuk e punoja, si dhe ndaloja të keqen, por vetë e veproja.”
Explanation
Pastaj Usama (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha se ai këshillonte udhëheqësit fshehurazi dhe nuk bënte lajka me askënd, madje as me ndonjë udhëheqës. Ai nuk bënte servilizëm me ta e t'i lavëdronte para syve në mënyrë të rreme, pasi që kishte dëgjuar nga Profeti ﷺ se në Ditën e Kiametit do të sillet një njeri dhe do të hidhet në Zjarr, ku zorrët e tij do të dalin jashtë barkut në mënyrë të shpejtë nga nxehtësia e madhe dhe ndëshkimi i ashpër. Ai do të sillet në Zjarr në këtë gjendje, duke u rrotulluar me zorrët e të tij rreth tij, si gomari që rrotullohet rreth gurit të mullirit. Atëherë banorët e Zjarrit do të mblidhen rreth tij në formë rrethi dhe do ta pyesin: “O filan, a nuk ishe ti ai që urdhëroje për të mirë dhe ndaloje nga e keqja?!”
E thotë: "Urdhëroja në të mirë, e vetë nuk e veproja; ndaloja të keqen, e vetë e veproja."
Benefits
Kërcënimi i ashpër për atë që fjala e tij e kundërshton veprën e tij.
Edukata me prijësit dhe sjellja butë me ta; urdhërimi i tyre për mirë dhe ndalimi i tyre nga e keqja.
Përçmimi i lajkave ndaj prijësve në llogari të së vërtetës dhe shfaqja e së kundërtës që e fsheh, sikur ai që është servil për të kotën.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

