“Ky është një gur që ishte hedhur në Zjarr para shtatëdhjetë vjetësh. Ai po binte ende në Zjarr derisa e arriti fundin e tij”, - tha Profeti ﷺ
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: "Teksa ishim me të Dërguarin e Allahut ﷺ, u dëgjua një krismë (sikur të binte diç nga lart) dhe, në atë rast, Profeti ﷺ tha: “E dini çfarë është kjo krismë? - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - i thamë. - “Ky është një gur që ishte hedhur në Zjarr para shtatëdhjetë vjetësh. Ai po binte ende në Zjarr derisa e arriti fundin e tij”, - tha Profeti ﷺ."
Explanation
Profeti ﷺ u tha: "Ky zë që e dëgjuat është i një guri që është hedhur nga skaji i Xhehenemit shtatëdhjetë vjet më parë. Ai po binte ende në Zjarr derisa e arriti fundin e tij, kur e dëgjuat këtë zë."
Benefits
Është e rekomanduar që dija t'i adresohet Allahu të Lartësuar për atë që njeriu nuk ka njohuri.
Mësuesi të zgjojë kureshtjen dhe vëmendjen përpara sqarimit; që kështu të jetë më e lehtë ta kuptojnë.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

