“Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose le të heshtë
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose le të heshtë. Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le ta nderojë fqinjin. Dhe kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le ta nderojë mysafirin.”
Explanation
1. Fjala e mirë: tesbihu (lartësimi i Allahut - subhanallah), tehlili (la ilahe il-lallah), urdhërimi për të mirë, ndalimi i së keqes dhe pajtimi ndërmjet njerëzve. E, nëse nuk e bën këtë, atëherë le të heshtë, të mos lëndojë askënd dhe ta ruajë gjuhën.
2. Nderimi i fqinjit: duke i bërë mirë dhe duke mos e dëmtuar.
3. Nderimi i mysafirit që vjen për të të vizituar, duke i folur fjalë të mira, duke i shërbyer ushqim e kështu me radhë.
Benefits
Paralajmërim kundër veseve të gjuhës.
Feja islame është fe e dashamirësisë dhe fisnikërisë.
Këto virtyte janë nga degët e besimit dhe nga virtytet e larta.
Të folurit e tepruar mund të dërgojë në atë që është e papëlqyeshme ose e ndaluar. Njeriu shpëton kur nuk flet, përveç nëse është më mirë që të flitet.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

