Vërtet Allahu e ka bërë të detyrueshme mirësinë në çdo çështje
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Jala Shedad ibën Eusi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Vërtet Allahu e ka bërë të detyrueshme mirësinë në çdo çështje, andaj, kur të vrisni, vritni në mënyrën më të mirë dhe kur të therni, therni në mënyrën më të mirë: le ta mprehë secili prej jush thikën dhe le t'ia lehtësojë dhimbjen kafshës!"
Explanation
Mirësia gjatë vrasjes sipas kisasit (ligjit të barazisë në ndëshkim) është që gjatë implementimit të këtij ndëshkimi të zgjidhet mënyra më e lehtë, më e butë dhe më e shpejtë për atë që ekzekutohet.
Mirësia gjatë therjes është që të tregohet i butë ndaj bagëtisë, fillimisht duke mprehur mirë thikën, por të mos e mprehë atë para bagëtisë, si dhe të mos e shohin therjen bagëtitë e tjera.
Benefits
Mirësia gjatë vrasjes dhe therjes bëhet në formë të ligjësuar.
Përsosja e sheriatit (ligjit islam) dhe se ai i përfshin të gjitha të mirat, e prej kësaj janë mëshira dhe butësia ndaj kafshëve.
Është i ndaluar gjymtimi i njeriut pas vrasjes së tij.
Ndalohet çdo gjë që përfshin torturimin e kafshëve.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

