“Ndonjëherë bagëtitë egërsohen sikurse kafshët e egra. E, nëse ndodh që t'ju ikin kësisoj, atëherë veproni në këtë mënyrë (sikurse sahabiu në fjalë).”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Rafi ibn Hadixhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur ishim në Dhul Hulejfe me Profetin ﷺ, njerëzit i kaploi uria, por me të fituar prenë e luftës, fituan shumë deve e dele. Kështu, ata u ngutën, i therën bagëtitë dhe i përgatitën kusitë (për t'i zier), ndërsa Profeti ﷺ ishte nga fundi i karvanit. Kur arriti (dhe i pa), Profeti ﷺ urdhëroi të derdheshin kusitë, pastaj i ndau bagëtitë dhe i barazoi dhjetë dele me një deve. Papritmas, një deve iku dhe njerëzit iu vunë pas, por nuk arrinin ta zinin dot. Atëkohë në mesin e njerëzve kishte pak kuaj, kështu që një burrë i hipi një kali dhe iu vërsul devesë, e gjuajti me një shtizë dhe e goditi. Profeti ﷺ tha: “Ndonjëherë bagëtitë egërsohen sikurse kafshët e egra. E, nëse ndodh që t'ju ikin kësisoj, atëherë veproni në këtë mënyrë (sikurse sahabiu në fjalë).” Rafiu i tha Profetit ﷺ: “Kemi frikë, - ose ka thënë: shpresojmë, - se armiku do të na sulmojë nesër, e ne nuk kemi thika (për të therur bagëtitë). Vallë, a t'i therim me kallam?"
- “Çfarëdo që e derdh gjakun dhe përmendet emri i Allahut gjatë therjes, hajeni, përveç (nëse derdhet gjaku) me dhëmb ose thua. Po ju shpjegoj për çfarë është fjala: sa i përket dhëmbit, (ndalohet) sepse është asht, ndërsa thoi për shkak se etiopasit e përdornin në vend të thikës”, - iu përgjigj Profeti ﷺ.”
Explanation
Benefits
Disiplinimi i popullatës dhe ushtarëve nga udhëheqësi. Profeti ﷺ i disiplinoi ata për këtë nxitim dhe veprimin e tyre para se të merrnin lejen e tij. Si pasojë, ata u privuan nga ajo që dëshironin.
Shpejtësia e përgjigjes së sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ndaj urdhrave të Profetit ﷺ.
Ndalimi i marrjes nga plaçka e luftës, derisa ajo të shpërndahet.
Drejtësia, veçanërisht në vendin e luftës kundër armiqve dhe jobesimtarëve, sepse ajo është prej shkaqeve të fitores dhe triumfit ndaj armiqve.
Neveviu ka thënë: "Nëse një kafshë shtëpiake egërsohet, si për shembull një deve, lopë, kalë që ikën, ose një dele apo kafshë tjetër që largohet, atëherë ajo trajtohet si gjahu dhe bëhet e lejuar duke u qëlluar."
Është e detyrueshme therja e kafshës që të lejohet ngrënia e saj. Kafsha duhet të plotësojë këto kushte: 1. Të jetë e lejuar për t’u ngrënë. 2. Të jetë e mundur të kapet; ndërsa ajo që nuk mund të kapet, gjykimi i saj është si i gjahut. 3. Të jetë kafshë tokësore; ndërsa kafsha e detit nuk kushtëzohet me therje.
Kushtet për vlefshmërinë e therjes janë: 1. Plotësimi i kushteve të therësit, duke qenë se ai duhet të jetë i arsyeshëm, me aftësi dalluese, musliman ose prej ithtarëve të Librit (hebre ose i krishterë). 2. Të përmendet emri i Allahut në fillim të therjes. 3. Përshtatshmëria e mjetit të therjes, duke qenë se mjeti i përdorur për therje duhet të jetë i mprehtë dhe të jetë prej çdo materiali, përveç dhëmbit dhe thoit. 4. Të kryhet therja në vendin e duhur të therjes ose prerjes për kafshën që mund të kontrollohet, duke i prerë ezofagun, trakenë dhe dy venat e qafës.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

