Profeti ﷺ i theri dy desh të larmë e me brirë. Që të dy i theri me dorën e vet, duke thënë: "Bismilah (me emrin e Allahut)" e duke bërë tekbir (duke thënë: "Allahu ekber") dhe duke ua vendosur këmbën në faqe
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Profeti ﷺ i theri dy desh të larmë e me brirë. Që të dy i theri me dorën e vet, duke thënë: "Bismilah (me emrin e Allahut)" e duke bërë tekbir (duke thënë: "Allahu ekber") dhe duke ua vendosur këmbën në faqe."
Explanation
Benefits
Më mirë është që kurbani të jetë i atij lloji që ka bërë kurban Profeti ﷺ, për shkak të pamjes së tij të bukur dhe për shkak se dhjami e mishi i tij janë më të këndshëm.
Neveviu ka thënë: "Ky hadith tregon se është e pëlqyeshme që njeriu ta marrë përsipër therjen e kurbanit të tij vetë dhe të mos e autorizojë askënd për therjen e tij, përveç në rast arsyeje, e në atë rast është e pëlqyeshme që ai të jetë dëshmitar gjatë therjes së tij. Atij që autorizon një musliman për therjen e kurbanit të tij, i lejohet kjo gjë pa asnjë mospajtim mes dijetarëve."
Ibën Haxheri ka thënë: "Ky hadith tregon se është e pëlqyeshme thënia: "Allahu ekber" së bashku me besmelen gjatë therjes dhe vendosja e këmbës në qafë, në anën djathtë të kurbanit. Dijetarët janë të pajtimit që kafsha të shtrihet në anën e majtë, kështu që kasapi ta vendosë këmbën e tij në anën e djathtë, në mënyrë që ta ketë më të lehtë ta marrë thikën me të djathtën dhe ta mbajë kokën e tij me dorën e majtë."
Është e pëlqyeshme që kurbani të jetë me brirë, por lejohet të bëhet edhe nëse nuk ka.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

