“Më të mirët nga ju janë gjenerata ime, pastaj pasardhësit e tyre, pastaj pasardhësit e tyre.”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Më të mirët nga ju janë gjenerata ime, pastaj pasardhësit e tyre, pastaj pasardhësit e tyre.” Nuk di nëse Profeti ﷺ i ka përmendur dy apo tri gjenerata pas tij. Pastaj Profeti ﷺ shtoi: “Pas jush do të vijnë njerëz që tradhtojnë dhe nuk u zihet besë, që dëshmojnë, edhe pse nuk u kërkohet, zotohen, por nuk e përmbushin zotimin, si dhe mbipesha do të jetë e përhapur në mesin e tyre.”
Explanation
Benefits
Ibn Haxheri ka thënë: "Ky hadith tregon se sahabët janë më të mirë se tabi’inët, dhe tabi’inët janë më të mirë se pasuesit e tabi’inëve. Mirëpo, a ka të bëjë kjo epërsi me gjeneratën si tërësi apo me individët? Kjo është çështje diskutimi, por shumica e dijetarëve anojnë kah e dyta."
Kjo i referohet domosdoshmërisë së kapjes fort pas rrugës së tre brezave të parë, pasi ata që ishin më afër kohës së profecisë dhe janë më të denjë për meritë, dije dhe për t’u ndjekur në pasimin e udhëzimit të Profetit ﷺ.
Zotimi është detyrimi që një person i ngarkuar me përgjegjësi fetare ia ngarkon vetes për të kryer një adhurim që nuk është bërë detyrim nga Ligjvënësi, i shprehur me çdo fjalë që tregon këtë qëllim.
Dënimi i tradhtisë, i mosplotësimit të zotimeve dhe i lidhjes pas jetës së kësaj bote.
Dënimi i dhënies së dëshmisë pa u kërkuar ajo, nëse poseduesi i së drejtës është në dijeni për të. Mirëpo, nëse ai nuk është në dijeni, atëherë kjo hyn nën fjalën e Profetit ﷺ: “A t'ju tregoj cili është dëshmitari më i mirë? Ai që e sjell dëshminë ende pa ia kërkuar atë.” (Shënon Muslimi)
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

