“Do t'ia japë këtë flamur një burri që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, në duart e të cilit Allahu do ta mundësojë çlirimin (e Hajberit).”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ, në Betejën e Hajberit, ka thënë: “Do t'ia japë këtë flamur një burri që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, në duart e të cilit Allahu do ta mundësojë çlirimin (e Hajberit).” Omer ibn Hatabi në atë rast tha: "Kurrë se kam dashur udhëheqjen përpos atë ditë, andaj zgjatesha drejt tij, duke shpresuar se do të më thërriste, por i Dërguari i Allahut ﷺ e thirri Ali ibn Ebu Talibin dhe ia dha flamurin. Pastaj tha: “Ec përpara dhe mos e kthe kokën mbrapa, derisa Allahu të të bëjë fitimtar!” Aliu eci pakëz, pastaj ndaloi pa u kthyer mbrapa, dhe thirri: "O i Dërguari i Allahut, për çfarë t'i luftoj ata?" Profeti ﷺ i tha: “Luftoji derisa të dëshmojnë se s'ka të adhuruar të denjë pos Allahut, dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, e nëse veprojnë ashtu, atëherë të është ndaluar gjaku dhe pasuria e tyre, përveç me të drejtë, ndërkohë llogaria e tyre është tek Allahu.”
Explanation
Omeri ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e përmendi se kurrë nuk e kishte dashur udhëheqjen dhe të ishte ai i synuari, përveçse atë ditë. E kjo, me shpresën se do ta arrinte atë që Profeti ﷺ kishte thënë; se Allahu dhe i Dërguari i Tij e duan (dhe ky i do ata). Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e zgjati trupin e tij që Profeti ﷺ ta shihte, me shpresën që të thirrej për këtë përgjegjësi, duke pasur dëshirë dhe ambicie për të marrë atë flamur.
Pastaj, Profeti ﷺ e thirri Ali ibn Ebu Talibin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe ia dha flamurin. Profeti ﷺ e urdhëroi që të nisej me ushtrinë dhe të mos largohej nga lufta pasi të përballej me armikun, as për pushim, ndalesë apo armëpushim, derisa Allahu t’ia mundësojë çlirimin e këtyre kështjellave dhe t'i japë fitore e triumf.
Atëherë Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u nis përpara, pastaj ndaloi, por nuk u kthye, në mënyrë që të mos kundërshtonte urdhrin e Profetit ﷺ. Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ngriti zërin dhe tha: "O i Dërguar i Allahut, për çfarë të luftoj kundër njerëzve?"
Profeti ﷺ i tha: "Luftoji, derisa të dëshmojnë se s'ka të adhuruar të denjë pos Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut. Kur ata të përgjigjen dhe të hyjnë në Islam, atëherë gjaku dhe pasuria e tyre janë të mbrojtura prej teje dhe të ndaluara për ty, përveç me të drejtën e saj (dëshmisë islame). Pra, përveç nëse kryejnë ndonjë krim apo shkelje, që meriton dënimin me vdekje sipas ligjeve të Islamit, ndërsa llogaria e tyre i përket Allahut.
Benefits
Është e lejuar të dëshirohet dhe të kërkohet një çështje, kur është e sigurt mirësia e saj.
Udhëheqësi i jep udhëzime komandantit të ushtrisë mbi mënyrën e veprimit në fushën e betejës.
Përkushtimi i shokëve të Profetit ﷺ ndaj porosive të tij dhe gatishmëria për t'i zbatuar ato menjëherë.
Kushdo që ka paqartësi për diçka që i është kërkuar, duhet të pyesë për të.
Një nga shenjat e profecisë së tij ﷺ është njoftimi i tij për fitoren ndaj hebrenjve, ku ai lajmëroi për çlirimin e Hajberit dhe ndodhi ashtu siç kishte paralajmëruar.
Inkurajimi për të vepruar sipas asaj që ka urdhëruar i Dërguari i Allahut ﷺ.
Nuk lejohet të vritet ai që e ka shqiptuar shahadetin, përveç nëse ka shfaqur diçka që e bën të obliguar vrasjen e tij (sipas ligjit islam, në një shtet islam).
Ligjet e Islamit zbatohen në varësi të asaj që e shfaqin njerëzit, ndërsa Allahu merret me fshehtësitë e tyre.
Qëllimi më madhor i xhihadit është hyrja e njerëzve në Islam.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

