“Unë e di mirë se je thjesht gur: nuk bën as dëm, as dobi. Sikur të mos e kisha parë Profetin ﷺ duke të puthur, nuk do të të puthja as unë.”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shkoi te Guri i Zi, e puthi dhe i tha: “Unë e di mirë se je thjesht gur: nuk bën as dëm, as dobi. Sikur të mos e kisha parë Profetin ﷺ duke të puthur, nuk do të të puthja as unë.”
Explanation
Benefits
Qëllimi i puthjes së Gurit të Zi është pasimi i të Dërguarit të Allahut ﷺ.
Neveviu ka thënë: "Kuptimi është se ai nuk ka fuqi të sjellë dobi apo dëm. Është një gur i krijuar si krijesat e tjera, që as nuk dëmton e as nuk sjell dobi. Omeri e kumtoi këtë gjatë sezonit të Haxhit, që njerëzit nga vende të ndryshme ta dëgjonin dhe ta ruanin prej tij."
Adhurimet janë teukifije (të përcaktuara nga Kurani dhe Suneti), prandaj asgjë prej tyre nuk është e ligjshme, përveç asaj që e ka ligjësuar Allahu dhe i Dërguari i Tij.
Nëse një adhurim është vërtetuar në mënyrë autentike, ai duhet praktikuar edhe nëse urtësia e tij nuk dihet, sepse një nga qëllimet e tij është nënshtrimi dhe bindja e njerëzve në zbatimin e tij.
Ndalohet puthja e gurëve apo e objekteve të tjera si akt adhurimi, përveç nëse kjo është e përcaktuar në sheriat (fe).
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

