“Jepmani besën se nuk do t'i shoqëroni Allahut asgjë, nuk do të vidhni, nuk do të bëni zina
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!), pjesëmarrës në Luftën e Bedrit me të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe një prej pjesëtarëve të Besëlidhjes së Akabesë, transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ, përreth të cilit po qëndronin një grup shokësh të tij, ka thënë: “Jepmani besën se nuk do t'i shoqëroni Allahut asgjë, nuk do të vidhni, nuk do të bëni zina, nuk do t'i mbysni fëmijët tuaj, nuk do të bëni shpifje në moralin e njëri-tjetrit, dhe nuk do të kundërshtoni kur të urdhëroheni për të mirë. Cilido prej jush që e mban besën e tij, do të shpërblehet nga Allahu, e kushdo që bie në ndonjërën prej këtyre (përveç idhujtarisë) dhe ndëshkohet në dynja, kjo i mjafton si shpagim (për mëkatin). Ndërkaq, kushdo që bie në ndonjërën prej këtyre (përveç idhujtarisë), e pastaj Allahu ia mbulon ato, atëherë çështja e tij i përket Allahut: nëse do, e fal, e nëse do, e dënon.” Atëherë ia dhamë besën për këtë.”
Explanation
Benefits
Sindiu ka thënë: "Thënia e Profetit ﷺ "...për atë që është e drejtë", është e qartë se të gjithë urdhrat e tij janë të drejtë dhe është e pa imagjinueshme që ai të urdhërojë ndryshe. Përmendja e kësaj shërben si kujtesë për arsyen e detyrimit për t'u bindur dhe se nuk ka bindje ndaj krijesës në çështje që bien ndesh me atë që është e drejtë. Për më tepër, kjo thekson se kushtet e bindjes në besën e dhënë duhet të specifikojnë gjithmonë përmbajtjen ndaj asaj që është e drejtë, në vend që të jenë absolute."
Muhamed ibn Ismail Tejmiu dhe të tjerë kanë thënë: "Ndalimi i vrasjes u përmend në mënyrë specifike lidhur me fëmijët, sepse kjo përfshin edhe vrasjen, edhe këputjen e lidhjeve të gjakut, duke e bërë ndalimin edhe më të theksuar. Gjithashtu, kjo u vu në dukje sepse ishte e përhapur mes tyre, d.m.th., varrosja e vajzave të gjalla dhe vrasja e djemve nga frika e varfërisë. Ose, fëmijët u përmendën specifikisht sepse ata nuk janë në gjendje të mbrojnë veten."
Neveviu ka thënë: "Kuptimi i përgjithshëm i këtij hadithi specifikohet nga thënia e Allahut: "Vërtet Allahu nuk e fal (mëkatin) t'i bëhet Atij shirk", kështu që nëse një dezertor, që ka dal nga feja, vritet për shkak të lënies së fesë, vrasja nuk shërben si shlyerje (kefaret) për të."
Kadi Ijadi ka thënë: "Shumica e dijetarëve mendojnë se ndëshkimet e përcaktuara fetarisht (ar. hudud) janë shlyerje për mëkatet."
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

