se e ka pyetur të Dërguarin e Allahut ç'është shpëtimi? Ai i tha: "Përmbaje gjuhën tënde, qëndro në shtëpinë tënde dhe qaj për mëkatin tënd
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ukbe ibn Amiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka pyetur të Dërguarin e Allahut ç'është shpëtimi? Ai i tha: "Përmbaje gjuhën tënde, qëndro në shtëpinë tënde dhe qaj për mëkatin tënd."
Explanation
me ç'rast Profeti ﷺ i tha t'i ketë parasysh tri gjëra:
E para: Ruaje gjuhën nga çdo gjë që nuk ka dobi dhe nga çdo fjalë e keqe, dhe fol vetëm mirë!
E dyta: Qëndro në shtëpinë tënde për të adhuruar Allahun në vetmi, angazhohu me adhurimin dhe bindjen ndaj Allahut të Lartmadhëruar, dhe izolohu në shtëpinë tënde që të ruhesh prej sprovave (fitneve).
E treta: Qaj, bjeri pishman dhe pendohu për mëkatet që ke bërë.
Benefits
Sqarimi i shkaqeve të shpëtimit në këtë dynja dhe në ahiret.
Inkurajimi që njeriu të merret me veten e tij, nëse nuk është i aftë t'u bëjë dobi të tjerëve, ose nëse ka frikë për dëmtimin e fetarisë dhe vetes së tij kur shoqërohet me njerëzit.
Sqarimi se duhet t'i kushtojmë rëndësi shtëpisë, sidomos në kohë trazirash (fitnesh), sepse ajo është ndër mjetet për ruajtjen e fesë.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

