O bir i Ademit, sa herë që më lutesh e shpreson tek Unë, do të t'i fal ato që ke bërë dhe s'e kam dert
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Allahu i Lartësuar thotë: “O bir i Ademit, sa herë që më lutesh e shpreson tek Unë, do të t'i fal ato që ke bërë dhe s'e kam dert. O bir i Ademit, nëse gjynahet e tua arrijnë kupën e qiellit, dhe pastaj më kërkon falje, Unë do të të fal dhe s'e kam dert. O bir i Ademit, nëse ti më vjen me gabime sa Toka, por më takon duke mos më shoqëruar asgjë në adhurim, Unë do të të vij me po aq falje.”
Explanation
O bir i Ademit, sikur të më vije pas vdekjes me gjynahe dhe mëkate sa sipërfaqja e Tokës, e ndërkohë ke vdekur si monoteist, duke mos më shoqëruar asgjë; këto mëkate dhe gjynahe do t'i prisja me falje sa sipërfaqja e tokës. Kjo sepse falja Ime është e gjerë dhe Unë i fal të gjitha gjynahet, përveç shirkut (idhujtarisë).
Benefits
Vlera e teuhidit (monoteizmit) dhe se Allahu ua fal monoteistëve, gjynahet dhe mosbindjet (nëse pendohen).
Rreziku i shirkut dhe se Allahu nuk i fal idhujtarët.
Ibën Rexhebi ka thënë: "Ky hadith përfshin tri arsyet që shërbejnë për faljen e mëkateve: 1. Lutja së bashku me shpresën. 2. Kërkimi i faljes dhe pendimi. 3. Vdekja si monoteist."
Ky hadith është nga ato thënie që Profeti ﷺ i transmeton nga Zoti i tij dhe quhet hadith i shenjtë (ar. kudsij) ose hyjnor; shprehja dhe kuptimi i tij janë nga Allahu, vetëm se nuk i ka karakteristikat e Kuranit, që e dallojnë atë nga çdo gjë tjetër, si: të bërët adhurim me leximin e tij, të qenët i pastër gjatë leximit, sfidimi (që të sjellin një të ngjashëm me të), paimitueshmëria etj.
Gjynahet ndahen në tri lloje: 1. Shirku (politeizmi) ndaj Allahut; këtë Allahu nuk e fal (nëse njeriu vdes pa u penduar). Allahu i Lartmadhëruar thotë: "Atij që i përshkruan Allahut shok (i bën shirk), Ai ia ka ndaluar Xhenetin." 2. Padrejtësia që robi ia bën vetes në raport me Zotin e tij, duke bërë gjynahe dhe mëkate; Allahu i Lartmadhëruar ia fal këtë dhe ia toleron, po deshi. 3. Gjynahet që Allahu nuk i lë pa shpagim, e këto janë padrejtësitë e robërve ndaj njëri-tjetrit. Këtu medoemos duhet të ketë shpagim.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

