një burrë e pyeti Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!): "Cila cilësi e Islamit është më e mira?" Ai u përgjigj: "Të japësh ushqim dhe të përshëndesësh me selam ata që i njeh dhe ata që nuk i njeh
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Nga Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) përcillet se një burrë e pyeti Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!): "Cila cilësi e Islamit është më e mira?" Ai u përgjigj: "Të japësh ushqim dhe të përshëndesësh me selam ata që i njeh dhe ata që nuk i njeh."
Explanation
E para: Dhënia ushqim të varfërve sa më shumë. Këtu bën pjesë lëmosha, dhurata, mikëpritja dhe gostia. Vlera e dhënies së ushqimit rritet në kohën e urisë dhe ngritjes së çmimeve.
E dyta: Përshëndetja me selam ndaj çdo muslimani që e njeh apo që nuk e njeh.
Benefits
Përshëndetja me selam dhe dhënia e ushqimit janë nga punët më të mira në Islam, ngaqë ato kanë epërsi dhe ngaqë njerëzit kanë nevojë për to në çdo kohë.
Nëpërmjet këtyre dy cilësive arrihet bamirësia me fjalë dhe me vepër. Dhe kjo formë e bamirësisë është më e larta.
Këto cilësi lidhen me marrëdhëniet e muslimanëve midis tyre, ndërkohë që ka dhe cilësi të tjera që lidhen me marrëdhënien e njeriut me Zotin e vet.
Të filluarit e përshëndetjes me selam është specifike për muslimanët midis njëri-tjetrit, ndërsa jobesimtarët ne nuk duhet t’i përshëndesim të parët me selam.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

