Njeriut nuk i lejohet të mos i flasë vëllait të vet më shumë se tri net. Kur ata dy takohen, ky ia kthen shpinën, e edhe ai i tjetri ia kthen. Më i miri prej tyre është ai që fillon me selam
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Ejub Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Njeriut nuk i lejohet të mos i flasë vëllait të vet më shumë se tri net. Kur ata dy takohen, ky ia kthen shpinën, e edhe ai i tjetri ia kthen. Më i miri prej tyre është ai që fillon me selam."
Explanation
Më i miri nga këta të dy që janë në grindje është ai që përpiqet ta largojë këtë bojkot dhe fillon të përshëndesë me selam. Ajo që nënkuptohet me bojkot (ar. hexhër) në hadith është bojkoti për gjëra personale, sepse bojkoti për hir të Allahut të Lartësuar, për hakun e Tij, bie fjala, bojkoti i mëkatarëve, bidatçinjve e shokëve të këqij nuk përcaktohet me kohë, por është e ndërlidhur me atë shkak, i cili, po u largua, atëherë largohet edhe bojkoti.
Benefits
Vlera e selamit. Ai e heq atë (urrejtjen) që është në shpirt dhe është një shenjë që tregon dashuri.
Islami i kushtoi rëndësi vëllazërisë dhe miqësisë së muslimanëve mes vete.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

