Një njeri erdhi te Profeti ﷺ dhe tha: “Es Selamu alejkum!”. Ai ia ktheu selamin, pastaj njeriu u ul. Profeti ﷺ tha: “Dhjetë.”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: "Një njeri erdhi te Profeti ﷺ dhe tha: “Es Selamu alejkum!”. Ai ia ktheu selamin, pastaj njeriu u ul. Profeti ﷺ tha: “Dhjetë.”
Pastaj erdhi një tjetër dhe tha: “Es Selamu alejkum ue rahmetullah!”. Ai ia ktheu selamin, pastaj (njeriu) u ul. Profeti ﷺ tha: “Njëzet.” Pastaj erdhi i treti dhe tha: “Es Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu!”. Ai ia ktheu selamin, pastaj (njeriu) u ul. Profeti ﷺ tha: “Tridhjetë.”
Explanation
Benefits
Shpërblimi shtohet me shtimin e fjalëve të selamit.
Fomra më e plotë e dhënies së selamit është: “Es Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu!”, ndërsa forma më e mirë e kthimit është: “Ue alejkum es selam ue rahmetullahi ue berakatuhu!”
Selami dhe kthimi i tij kanë shkallë të ndryshme, kësisoj edhe shpërblimi ndryshon.
Mësimi i njerëzve për atë që është e mirë dhe orientimi i tyre drejt asaj që është më e plotë.
Ibn Haxheri ka thënë: "Nëse ai që e fillon selamin shton “ue rahmetullah”, rekomandohet që në kthim të shtohet “ue berakatuhu”. Por nëse ai që e fillon selamin shton “ue berakatuhu”, a lejohet shtesë tjetër në kthim të selamit? Maliku ka transmetuar në "El Muvetta" nga Ibn Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: "Selami përfundon me "ue berakatuhu".
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

