“M'u shfaqën Xheneti dhe Zjarri. Nuk kam parë ndonjëherë mirësi e sherr më të madh se sot. Sikur ta dinit atë që e di unë, do të qeshnit pak e do të qanit shumë
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë i Dërguari i Allahut ﷺ, pasi kuptoi diçka për shokët e tij, mbajti një fjalim dhe tha: “M'u shfaqën Xheneti dhe Zjarri. Nuk kam parë ndonjëherë mirësi e sherr më të madh se sot. Sikur ta dinit atë që e di unë, do të qeshnit pak e do të qanit shumë.” Enesi vazhdoi: “Shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ s'kishin përjetuar ndonjëherë ditë më të vështirë se kjo, saqë i mbuluan kokat dhe dënesnin me gulçim. Atëherë Omeri u ngrit dhe tha: “Jemi të kënaqur me Allahun për Zot, me Islamin për fe dhe me Muhamedin për Pejgamber!” Një burrë i pranishëm u ngrit dhe pyeti: “Cili është babai im?” Profeti ﷺ i tha: “Baba e ke filanin.” Pas kësaj zbriti ajeti: “O ju që keni besuar, mos pyetni (pa nevojë) për gjëra, që, sikur t'ju thuheshin haptazi, nuk do t'ju pëlqenin.” (El Maide, 101)
Explanation
Ai tha: "Babai yt është filani." Pastaj u shpall ajeti: “O ju që keni besuar, mos pyetni (pa nevojë) për gjëra, që, sikur t'ju thuheshin haptazi, nuk do t'ju pëlqenin.” (El Maide, 101)
Benefits
Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) u prekën thellë nga këshilla e Profetit ﷺ dhe kishin frikë të madhe nga dënimi i Allahut.
Pëlqehet mbulimi i fytyrës gjatë të qarit.
Hatabiu ka thënë: "Ky hadith ka të bëjë me ata që bëjnë pyetje, duke e ngarkuar veten me gjëra të panevojshme ose kokëfortësia për çështje që nuk janë të nevojshme. Ndërsa ai që pyet për nevojë, për një çështje për të cilën ka nevojë për sqarim, nuk ka mëkat dhe as qortim."
Ky hadith nxit qëndrueshmërinë në bindjen ndaj Allahut, shmangien e mosbindjes ndaj Tij dhe mosshkeljen e kufijve të Tij.
Ai tregon lejueshmërinë e zemërimit gjatë këshillimit dhe mësimdhënies.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

