“Unë di një fjalë, të cilën nëse e thotë, do t'i kalojë ajo që e ka kapluar. Sikur të thotë: “Eudhu bilahi mine shejtani (Kërkoj mbrojtjen e Allahut kundrejt shejtanit!)”, do t'i kalojë kjo gjendje që e ka kapluar.”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Sulejman ibn Suredi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po qëndroja me Profetin ﷺ, dy burra filluan të grindeshin (shaheshin) mes vete. Njërit prej tyre iu skuq fytyra dhe iu frynë damarët (nga zemërimi). Profeti ﷺ tha: “Unë di një fjalë, të cilën nëse e thotë, do t'i kalojë ajo që e ka kapluar. Sikur të thotë: “Eudhu bilahi mine shejtani (Kërkoj mbrojtjen e Allahut kundrejt shejtanit!)”, do t'i kalojë kjo gjendje që e ka kapluar.” Andaj, personit në fjalë i thanë: “Profeti ﷺ po thotë të kërkosh mbrojtjen e Allahut kundrejt shejtanit.” Ai tha: “Vallë, mos jam gjë i çmendur?”
Explanation
Profeti ﷺ tha: "Unë di një fjalë, që sikur ta thoshte ky i zemëruari, do t'i largohej zemërimi. Sikur të thoshte: "Kërkoj mbrojtjen e Allahut kundrejt shejtanit të mallkuar."
Të pranishmit i thanë: Profeti ﷺ ka thënë: "Kërko mbrojtje tek Allahu nga shejtani!"
Ai tha: "A jam unë i çmendur?! Mendoi se nuk kërkon mbrojtje që të ruhet nga shejtani askush, veçse ai që është i çmendur."
Benefits
Zemërimi është prej shejtanit.
Urdhri për të kërkuar mbrojtje tek Allahu nga shejtani kur je i zemëruar, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar: "Nëse shejtani fillon të të joshë, kërko mbrojtje tek Allahu..." (El Fusilet, 36)
Paralajmërimi kundër sharjes dhe mallkimit, si dhe largimi prej tyre, ngase ato çojnë në armiqësi mes njerëzve.
Përcjellja e këshillës atij që nuk e ka dëgjuar, në mënyrë që të përfitojë prej asaj që përmban ajo.
Profeti ﷺ ka paralajmëruar kundër zemërimit, sepse ai shtyn drejt së keqes dhe nxitimit të tepruar. Profeti ﷺ zemërohej, vetëm atëherë kur shkeleshin kufijtë e Allahut të Lartësuar, e në fakt ky është zemërim i lavdëruar.
Për fjalën "A jam unë i çmendur?", Neveviu ka thënë: "Është e mundur se ai që e tha këtë, të ketë qenë prej hipokritëve ose prej beduinëve të vrazhdë."
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

