“Ditën e Kiametit, kur Allahu do t'i tubojë të parët e të fundit, çdo tradhtari do t'i ngrihet një flamur dhe do të thuhet për të: “Kjo është tradhtia e filanit, të birit të filanit!”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ditën e Kiametit, kur Allahu do t'i tubojë të parët e të fundit, çdo tradhtari do t'i ngrihet një flamur dhe do të thuhet për të: “Kjo është tradhtia e filanit, të birit të filanit!”
Explanation
Benefits
Tradhtia që sjell këtë kërcënim të rëndë, është kur dikush të beson jetën, nderin, sekretin ose pasurinë e tij, ndërsa ti e tradhton dhe e shkel besimin që ai ka pasur te besnikëria jote.
Kurtubiu ka thënë: "Ky është një pohim drejtuar arabëve, të cilët kishin zakon të ngrinin një flamur të bardhë për besnikërinë dhe një flamur të zi për tradhtinë, me qëllim qortimin dhe turpërimin e tradhtarit. Hadithi tregon se diçka e ngjashme do t’i ndodhë tradhtarit, kështu që ai do të njihet për tradhtinë e tij në Ditën e Kiametit dhe do të qortohet nga njerëzit në vendtubim (të asaj Dite)."
Ibn Haxheri ka thënë: "Kjo tregon se njerëzit në Ditën e Kiametit do të thirren sipas etërve të tyre, siç përmendet në fjalën e tij: “Kjo është tradhtia e filanit, birit të filanit.”.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

