“Largohuni nga shtatë mëkatet shkatërruese
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Largohuni nga shtatë mëkatet shkatërruese!” Të pranishmit thanë: "O i Dërguari i Allahut, cilat janë ato?" Profeti ﷺ tha: 1. “Të bërët ortak Allahut (shirku), 2. Sihri (magjia), 3. Vrasja padrejtësisht e atij që ka ndaluar Allahu, 4. Përdorimi i kamatës, 5. Ngrënia e pasurisë së jetimit, 6. Ikja nga fronti i luftës, 7. Shpifja për gratë e ndershme, besimtare e të pastra.”
Explanation
1. Të bërët ortak Allahut (shirku), duke i shoqëruar Atij ndonjë të ngjashëm, në çfarëdo forme qoftë, si dhe duke ia drejtuar çfarëdo adhurimi dikujt tjetër përveç Allahut të Lartësuar. Profeti ﷺ filloi me shirkun, sepse është mëkati më i madh.
2. Sihri (magjia). Ai përbëhet nga nyja, lexime, ilaçe dhe tymëra që ndikojnë (me lejen e Allahut) në trupin e atij që i bëhet magji, duke e mbytur, duke i shkaktuar sëmundje ose duke i ndarë bashkëshortët mes vete. Sihri është një akt shejtanor dhe shumë (magjistarë) mund të arrijnë të bëjnë gjëra të tilla vetëm përmes bërjes shirk (duke dalë kështu nga feja) dhe afrimit te shpirtrat e këqij, nëpërmjet diçkaje që e dëshirojnë.
3. Vrasja padrejtësisht e atij që e ka ndaluar Allahu, përveçse me një justifikim legjitim të zbatuar nga sundimtari.
4. Përdorimi i kamatës duke e ngrënë ose duke e përdorur në forma të tjera përfitimi.
5. Shkelja e pasurisë së një të mituri, të cilit i ka vdekur babai duke qenë nën moshën e pubertetit.
6. Ikja nga fushëbeteja kur të ballafaqohet me jobesimtarët.
7. Akuzimi i grave të lira, të dëlira për kurvëri, si dhe akuzimi i burrave.
Benefits
Lejueshmëria e vrasjes së njeriut nëse është me të drejtë, si: ligji i barazisë në ndëshkim (ar. kisas), dalja nga feja (ar. ridde) dhe kurvëria nga personi i martuar. Këtë gjë e implemeton sunduesi legjitim.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

