se, sa herë që teshtinte i Dërguari i Allahut ﷺ, vendoste në gojën e tij dorën ose rrobën, me to e zvogëlonte ose e ulte zërin
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, sa herë që teshtinte i Dërguari i Allahut ﷺ, vendoste në gojën e tij dorën ose rrobën, me to e zvogëlonte ose e ulte zërin.
Explanation
Së pari e vendoste dorën ose rrobën e tij në gojë, që nga goja ose hunda të mos dilte asgjë që mund të dëmtonte bashkëbiseduesin e tij.
Së dyti, e ulte zërin dhe nuk e ngrinte.
Benefits
Është e rekomanduar që gjatë teshtimës të vendoset në gojë ose në hundë një rrobë apo shami ose diçka e ngjashme, që të mos dalë prej tyre diçka që mund ta lëndojë bashkëbiseduesin.
Ulja e zërit gjatë teshtitjes është diçka që duhet bërë dhe është shenjë e mirësjelljes së përsosur dhe virtyteve të larta morale.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

