“Muslimani ndaj muslimanit ka gjashtë detyrime.” Të pranishmit thanë: “Cilat janë ato, o i Dërguari i Allahut!?” Tha: “Kur ta takosh, ta përshëndesësh me selam, kur të të ftojë, t'i përgjigjesh në ftesë, kur të kërkojë prej teje këshillë, ta këshillosh, kur të teshtijë dhe të thotë: “Elhamdulilah”, t'i thuash: “Jerhamukallah (Allahu të mëshiroftë!)"; kur të sëmuret, ta vizitosh; dhe kur të vdesë, ta përcillësh xhenazen e tij (në varreza).”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Muslimani ndaj muslimanit ka gjashtë detyrime.” Të pranishmit thanë: “Cilat janë ato, o i Dërguari i Allahut!?” Tha: “Kur ta takosh, ta përshëndesësh me selam, kur të të ftojë, t'i përgjigjesh në ftesë, kur të kërkojë prej teje këshillë, ta këshillosh, kur të teshtijë dhe të thotë: “Elhamdulilah”, t'i thuash: “Jerhamukallah (Allahu të mëshiroftë!)"; kur të sëmuret, ta vizitosh; dhe kur të vdesë, ta përcillësh xhenazen e tij (në varreza).”
Explanation
Benefits
Kthyerja e selamit është obligim individual (farz ajn) nëse selami i drejtohet një personi të vetëm, ndërsa nëse i drejtohet një grupi, mjafton që njëri prej tyre të përgjigjet. Sa i përket fillimit të përshëndetjes me selam, ajo në parim është Sunet (vepër e pëlqyer, e jo obligim).
Njëra nga detyrimet e muslimanit ndaj muslimanit tjetër është që ta vizitojë kur ai është i sëmurë, sepse kjo i sjell gëzim dhe ngushëllim zemrës së tij dhe konsiderohet obligim kolektiv (farz kifaje).
Është obligim përgjigjja ndaj ftesës, përveç nëse ajo përfshin mëkat. Nëse ftesa është për dasmë, shumica e dijetarëve e konsiderojnë obligim përgjigjen ndaj saj, përveç nëse ka një arsye të vlefshme sipas Sheriatit (për të mos shkuar). Ndërsa, nëse ftesa është për diçka tjetër përveç dasmës, shumica e konsiderojnë pjesëmarrjen të pëlqyeshme.
Thënia e lutjes: "Jerhamukallah - Allahu të mëshiroftë!", ndaj atij që teshtin është obligim për këdo që e dëgjon atë duke thënë elhamdulilah.
Përsosmëria e sheriatit dhe kujdesi i tij në forcimin e lidhjeve shoqërore dhe të besimit, si dhe lidhjeve të dashurisë ndërmjet anëtarëve të tij.
Shprehja në arabisht: "semmit'hu", e në disa versione thuhet "shemmit'hu", pra me “s” dhe me “sh”, është një lutje për mirësi dhe begati. Është thënë se "teshmit" do të thotë: “Allahu të largoftë nga fatkeqësitë që do ta gëzonin armikun tënd dhe të ruajttë prej tyre!” Ndërsa "tesmit" do të thotë: “Allahu të udhëzoftë në rrugën e drejtë!”
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

