الشعراء
Ash-Shu'ara
The Poets
1 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 001
طسٓمٓ
Tâ, Sîn, Mîm.
2 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 002
تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱلۡكِتَٰبِ ٱلۡمُبِينِ
Këto janë vargjet e Librit të qartë.
3 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 003
لَعَلَّكَ بَٰخِعٞ نَّفۡسَكَ أَلَّا يَكُونُواْ مُؤۡمِنِينَ
A mos vallë ti (o Muhamed) do ta shkatërrosh veten, ngaqë ata (banorët e Mekës) nuk duan të besojnë?
4 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 004
إِن نَّشَأۡ نُنَزِّلۡ عَلَيۡهِم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ ءَايَةٗ فَظَلَّتۡ أَعۡنَٰقُهُمۡ لَهَا خَٰضِعِينَ
Sikur të donim Ne, do të zbritnim nga qielli një shenjë, para së cilës ata do të përulnin kokat.
5 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 005
وَمَا يَأۡتِيهِم مِّن ذِكۡرٖ مِّنَ ٱلرَّحۡمَٰنِ مُحۡدَثٍ إِلَّا كَانُواْ عَنۡهُ مُعۡرِضِينَ
Sa herë që atyre u vjen ndonjë Këshillë e re nga i Gjithëmëshirshmi, ata ia kthejnë kurrizin.
6 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 006
فَقَدۡ كَذَّبُواْ فَسَيَأۡتِيهِمۡ أَنۢبَـٰٓؤُاْ مَا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ
Ata e kanë përgënjeshtruar atë, prandaj do t’u vijë ai (ndëshkim), me të cilin janë tallur.
7 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 007
أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ إِلَى ٱلۡأَرۡضِ كَمۡ أَنۢبَتۡنَا فِيهَا مِن كُلِّ زَوۡجٖ كَرِيمٍ
Vallë, a nuk shohin ata tokën, prej së cilës kemi bërë të mbijnë sa e sa lloje çifte bimësh fisnike?
8 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 008
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ
Sigurisht që këtu ka shenja (të njëjësisë së Zotit), por shumica e tyre nuk besojnë.
9 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 009
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ
Zoti yt është vërtet i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.
10 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 010
وَإِذۡ نَادَىٰ رَبُّكَ مُوسَىٰٓ أَنِ ٱئۡتِ ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّـٰلِمِينَ
Kur Allahu e thërriti Musain: “Shko te populli keqbërës,
11 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 011
قَوۡمَ فِرۡعَوۡنَۚ أَلَا يَتَّقُونَ
populli i Faraonit! vallë, a nuk po i frikësohen ata Allahut?”
12 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 012
قَالَ رَبِّ إِنِّيٓ أَخَافُ أَن يُكَذِّبُونِ
Ai u përgjigj: “O Zoti im, unë kam frikë se do të më quajnë gënjeshtar,
13 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 013
وَيَضِيقُ صَدۡرِي وَلَا يَنطَلِقُ لِسَانِي فَأَرۡسِلۡ إِلَىٰ هَٰرُونَ
e zemra do të më ngushtohet, kurse gjuha mund të më lidhet, andaj, dërgoje edhe Harunin (të më ndihmojë).
14 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 014
وَلَهُمۡ عَلَيَّ ذَنۢبٞ فَأَخَافُ أَن يَقۡتُلُونِ
Unë jam edhe përgjegjës ndaj tyre për një krim, andaj kam frikë se do të më vrasin”.
15 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 015
قَالَ كَلَّاۖ فَٱذۡهَبَا بِـَٔايَٰتِنَآۖ إِنَّا مَعَكُم مُّسۡتَمِعُونَ
Allahu tha: “Kurrsesi! Shkoni që të dy me shenjat Tona. Me të vërtetë, Ne jemi me ju dhe dëgjojmë.
16 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 016
فَأۡتِيَا فِرۡعَوۡنَ فَقُولَآ إِنَّا رَسُولُ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Shkoni te Faraoni dhe i thoni: “Ne jemi të dërguarit e Zotit të botëve,
17 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 017
أَنۡ أَرۡسِلۡ مَعَنَا بَنِيٓ إِسۡرَـٰٓءِيلَ
që të lejoni bijtë e Israilit të vijnë me ne!”
18 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 018
قَالَ أَلَمۡ نُرَبِّكَ فِينَا وَلِيدٗا وَلَبِثۡتَ فِينَا مِنۡ عُمُرِكَ سِنِينَ
Faraoni tha: “Vallë, a nuk të kemi rritur në gjirin tonë si fëmijë?! A nuk ke qëndruar midis nesh shumë vjet të jetës sate?!
19 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 019
وَفَعَلۡتَ فَعۡلَتَكَ ٱلَّتِي فَعَلۡتَ وَأَنتَ مِنَ ٱلۡكَٰفِرِينَ
E pastaj bëre veprën që ti e di, duke qenë mosmirënjohës?!”
20 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 020
قَالَ فَعَلۡتُهَآ إِذٗا وَأَنَا۠ مِنَ ٱلضَّآلِّينَ
Musai tha: “E kam bërë atë, kur nuk kam qenë i udhëzuar.
21 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 021
فَفَرَرۡتُ مِنكُمۡ لَمَّا خِفۡتُكُمۡ فَوَهَبَ لِي رَبِّي حُكۡمٗا وَجَعَلَنِي مِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Pastaj ika prej jush, kur u frikësova prej jush dhe Zoti im më dhuroi mençuri dhe më bëri një nga të dërguarit.
22 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 022
وَتِلۡكَ نِعۡمَةٞ تَمُنُّهَا عَلَيَّ أَنۡ عَبَّدتَّ بَنِيٓ إِسۡرَـٰٓءِيلَ
A e quan mirësi atë që më bëre mua, ndërkohë që bijtë e Israilit (popullin tim) i bëre skllevër”?
23 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 023
قَالَ فِرۡعَوۡنُ وَمَا رَبُّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Faraoni e pyeti: “E ç’është Zoti i botëve?”
24 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 024
قَالَ رَبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَآۖ إِن كُنتُم مُّوقِنِينَ
(Musai) u përgjigj: “Është Zoti i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet midis tyre, nëse besoni me bindje”.
25 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 025
قَالَ لِمَنۡ حَوۡلَهُۥٓ أَلَا تَسۡتَمِعُونَ
(Faraoni) u tha atyre rreth vetes: “Vallë, a nuk po dëgjoni?!”
26 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 026
قَالَ رَبُّكُمۡ وَرَبُّ ءَابَآئِكُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ
Ai tha: “Zoti juaj dhe Zoti i të parëve tuaj.”
27 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 027
قَالَ إِنَّ رَسُولَكُمُ ٱلَّذِيٓ أُرۡسِلَ إِلَيۡكُمۡ لَمَجۡنُونٞ
(Faraoni) tha: “Me të vërtetë, i Dërguari që ju është sjellë, është i çmendur”.
28 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 028
قَالَ رَبُّ ٱلۡمَشۡرِقِ وَٱلۡمَغۡرِبِ وَمَا بَيۡنَهُمَآۖ إِن كُنتُمۡ تَعۡقِلُونَ
(Musai) tha: “Zoti i Lindjes dhe i Perëndimit dhe i gjithçkaje që gjendet midis tyre, nëse kuptoni.
29 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 029
قَالَ لَئِنِ ٱتَّخَذۡتَ إِلَٰهًا غَيۡرِي لَأَجۡعَلَنَّكَ مِنَ ٱلۡمَسۡجُونِينَ
(Faraoni) tha: “Nëse ti merr për zot tjetërkënd, përveç meje, me siguri, do të të fus në burg!”
30 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 030
قَالَ أَوَلَوۡ جِئۡتُكَ بِشَيۡءٖ مُّبِينٖ
(Musai) u përgjigj: “Vallë, edhe pasi të të kem sjellë mrekulli të qartë? “
31 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 031
قَالَ فَأۡتِ بِهِۦٓ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّـٰدِقِينَ
(Faraoni) tha: “Tregoje pra, nëse thua të vërtetën!”
32 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 032
فَأَلۡقَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ ثُعۡبَانٞ مُّبِينٞ
(Musai) lëshoi shkopin e vet e ai u shndërrua në gjarpër të vërtetë!
33 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 033
وَنَزَعَ يَدَهُۥ فَإِذَا هِيَ بَيۡضَآءُ لِلنَّـٰظِرِينَ
Pastaj nxori dorën e vet dhe ajo, menjëherë u duk e bardhë para shikuesve!
34 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 034
قَالَ لِلۡمَلَإِ حَوۡلَهُۥٓ إِنَّ هَٰذَا لَسَٰحِرٌ عَلِيمٞ
(Faraoni) i tha parisë së tij, që e kishte përreth: “Ky qenka magjistar vërtet i dijshëm!
35 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 035
يُرِيدُ أَن يُخۡرِجَكُم مِّنۡ أَرۡضِكُم بِسِحۡرِهِۦ فَمَاذَا تَأۡمُرُونَ
Me magjitë e veta, ai dëshiron t’ju dëbojë nga toka juaj, prandaj ç’më këshilloni ju?”
36 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 036
قَالُوٓاْ أَرۡجِهۡ وَأَخَاهُ وَٱبۡعَثۡ فِي ٱلۡمَدَآئِنِ حَٰشِرِينَ
Ata u përgjigjën: “Lëre këtë dhe vëllanë e tij për pak kohë dhe ço lajmëtarë nëpër qytete,
37 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 037
يَأۡتُوكَ بِكُلِّ سَحَّارٍ عَلِيمٖ
që të t’i sjellin ty të gjithë magjistarët e dijshëm”.
38 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 038
فَجُمِعَ ٱلسَّحَرَةُ لِمِيقَٰتِ يَوۡمٖ مَّعۡلُومٖ
Magjistarët u mblodhën në ditën e caktuar,
39 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 039
وَقِيلَ لِلنَّاسِ هَلۡ أَنتُم مُّجۡتَمِعُونَ
e popullit iu tha: “A jeni mbledhur të gjithë,
40 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 040
لَعَلَّنَا نَتَّبِعُ ٱلسَّحَرَةَ إِن كَانُواْ هُمُ ٱلۡغَٰلِبِينَ
që të shkojmë pas magjistarëve, nëse ata do të jenë fitues?!”
41 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 041
فَلَمَّا جَآءَ ٱلسَّحَرَةُ قَالُواْ لِفِرۡعَوۡنَ أَئِنَّ لَنَا لَأَجۡرًا إِن كُنَّا نَحۡنُ ٱلۡغَٰلِبِينَ
Kur erdhën magjistarët, i thanë Faraonit: “Vërtet do të shpërblehemi, nëse dalim fitues?”
42 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 042
قَالَ نَعَمۡ وَإِنَّكُمۡ إِذٗا لَّمِنَ ٱلۡمُقَرَّبِينَ
Ai u përgjigj: “Po, madje do të jeni vërtet ndër të afërmit e mi”.
43 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 043
قَالَ لَهُم مُّوسَىٰٓ أَلۡقُواْ مَآ أَنتُم مُّلۡقُونَ
Musai u tha atyre: “Hidheni atë që doni ta hidhni!”
44 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 044
فَأَلۡقَوۡاْ حِبَالَهُمۡ وَعِصِيَّهُمۡ وَقَالُواْ بِعِزَّةِ فِرۡعَوۡنَ إِنَّا لَنَحۡنُ ٱلۡغَٰلِبُونَ
Ata hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre dhe thanë: “Për madhërinë e Faraonit, me të vërtetë, Ne do të jemi fitues patjetër!”
45 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 045
فَأَلۡقَىٰ مُوسَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ تَلۡقَفُ مَا يَأۡفِكُونَ
Pastaj, Musai hodhi shkopin e tij, që i kapërdiu përnjëherësh sajimet e tyre të rreme!
46 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 046
فَأُلۡقِيَ ٱلسَّحَرَةُ سَٰجِدِينَ
Atëherë magjistarët ranë përmbys, duke bërë sexhde,
47 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 047
قَالُوٓاْ ءَامَنَّا بِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
dhe thanë: “Ne besojmë në Zotin e botëve,
48 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 048
رَبِّ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ
Zotin e Musait dhe të Harunit!”
49 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 049
قَالَ ءَامَنتُمۡ لَهُۥ قَبۡلَ أَنۡ ءَاذَنَ لَكُمۡۖ إِنَّهُۥ لَكَبِيرُكُمُ ٱلَّذِي عَلَّمَكُمُ ٱلسِّحۡرَ فَلَسَوۡفَ تَعۡلَمُونَۚ لَأُقَطِّعَنَّ أَيۡدِيَكُمۡ وَأَرۡجُلَكُم مِّنۡ خِلَٰفٖ وَلَأُصَلِّبَنَّكُمۡ أَجۡمَعِينَ
(Faraoni) tha: “I besuat atij (Musait) para se t’ju lejoja unë! Patjetër që ai është i madhi juaj, i cili ju ka mësuar magjinë. Ta dini se unë, në të vërtetë, do t’jua këpus duart dhe këmbët tuaja tërthorazi dhe do t’ju kryqëzoj të gjithëve!
50 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 050
قَالُواْ لَا ضَيۡرَۖ إِنَّآ إِلَىٰ رَبِّنَا مُنقَلِبُونَ
Ata thanë: “S’ka gjë! Sigurisht, Ne do të kthehemi te Zoti ynë.
51 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 051
إِنَّا نَطۡمَعُ أَن يَغۡفِرَ لَنَا رَبُّنَا خَطَٰيَٰنَآ أَن كُنَّآ أَوَّلَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Ne shpresojmë se Zoti ynë do të na i falë gjynahet, meqë jemi besimtarët e parë.”
52 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 052
۞وَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنۡ أَسۡرِ بِعِبَادِيٓ إِنَّكُم مُّتَّبَعُونَ
Pastaj, Ne i shpallëm Musait: “Ti udhëto natën me robërit e Mi, por do të jeni të ndjekur”.
53 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 053
فَأَرۡسَلَ فِرۡعَوۡنُ فِي ٱلۡمَدَآئِنِ حَٰشِرِينَ
Dhe Faraoni dërgoi nëpër qytete lajmëtarë
54 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 054
إِنَّ هَـٰٓؤُلَآءِ لَشِرۡذِمَةٞ قَلِيلُونَ
(Për të thënë:) “Këta janë një grup i vogël që
55 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 055
وَإِنَّهُمۡ لَنَا لَغَآئِظُونَ
na kanë provokuar,
56 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 056
وَإِنَّا لَجَمِيعٌ حَٰذِرُونَ
por ne jemi kurdoherë të gatshëm!”
57 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 057
فَأَخۡرَجۡنَٰهُم مِّن جَنَّـٰتٖ وَعُيُونٖ
Kështu, Ne i bëmë ata të lënë kopshtet dhe lumenjtë,
58 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 058
وَكُنُوزٖ وَمَقَامٖ كَرِيمٖ
thesaret e pallatet e mrekullueshme.
59 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 059
كَذَٰلِكَۖ وَأَوۡرَثۡنَٰهَا بَنِيٓ إِسۡرَـٰٓءِيلَ
Kështu ndodhi, dhe Ne ia dhamë të gjitha këto bijve të Israilit.
60 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 060
فَأَتۡبَعُوهُم مُّشۡرِقِينَ
Në agim, ata (njerëzit e Faraonit) iu afruan atyre.
61 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 061
فَلَمَّا تَرَـٰٓءَا ٱلۡجَمۡعَانِ قَالَ أَصۡحَٰبُ مُوسَىٰٓ إِنَّا لَمُدۡرَكُونَ
Kur dy grupet panë njëri-tjetrin, shokët e Musait thirrën: “Me të vërtetë, na zunë!”
62 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 062
قَالَ كَلَّآۖ إِنَّ مَعِيَ رَبِّي سَيَهۡدِينِ
Ai tha: “Kurrsesi! Në të vërtetë, me mua është Zoti im. Ai do të ma tregojë rrugën”.
63 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 063
فَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنِ ٱضۡرِب بِّعَصَاكَ ٱلۡبَحۡرَۖ فَٱنفَلَقَ فَكَانَ كُلُّ فِرۡقٖ كَٱلطَّوۡدِ ٱلۡعَظِيمِ
Dhe Ne i shpallëm Musait: “Bjeri me shkopin tënd detit!” Menjëherë deti u nda dhe çdo pjesë e tij u bë si mal i madh.
64 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 064
وَأَزۡلَفۡنَا ثَمَّ ٱلۡأٓخَرِينَ
Atëherë Ne i afruam aty të tjerët.
65 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 065
وَأَنجَيۡنَا مُوسَىٰ وَمَن مَّعَهُۥٓ أَجۡمَعِينَ
Musain dhe të gjithë ata që ishin me të, i shpëtuam,
66 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 066
ثُمَّ أَغۡرَقۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ
kurse të tjerët i fundosëm.
67 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 067
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ
Pa dyshim, në këtë ka shenja treguese, por shumica e njerëzve nuk janë besimtarë.
68 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 068
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ
Në të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.
69 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 069
وَٱتۡلُ عَلَيۡهِمۡ نَبَأَ إِبۡرَٰهِيمَ
Tregoju atyre historinë e Ibrahimit,
70 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 070
إِذۡ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوۡمِهِۦ مَا تَعۡبُدُونَ
kur i tha babait të vet dhe popullit të vet: “Çfarë adhuroni ju?
71 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 071
قَالُواْ نَعۡبُدُ أَصۡنَامٗا فَنَظَلُّ لَهَا عَٰكِفِينَ
Ata u përgjigjën: “Adhurojmë idhujt e përherë u jemi përkushtuar atyre”.
72 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 072
قَالَ هَلۡ يَسۡمَعُونَكُمۡ إِذۡ تَدۡعُونَ
Ai i pyeti: “A ju dëgjojnë ata kur ju luteni?
73 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 073
أَوۡ يَنفَعُونَكُمۡ أَوۡ يَضُرُّونَ
A mund t’ju sjellin dobi apo dëm?”
74 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 074
قَالُواْ بَلۡ وَجَدۡنَآ ءَابَآءَنَا كَذَٰلِكَ يَفۡعَلُونَ
U përgjigjën: “Jo, por i kemi gjetur të parët tanë që vepronin kështu”.
75 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 075
قَالَ أَفَرَءَيۡتُم مَّا كُنتُمۡ تَعۡبُدُونَ
Ai tha: “A keni menduar mirë mbi çfarë keni adhuruar,
76 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 076
أَنتُمۡ وَءَابَآؤُكُمُ ٱلۡأَقۡدَمُونَ
si ju, ashtu edhe të parët tuaj të lashtë?
77 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 077
فَإِنَّهُمۡ عَدُوّٞ لِّيٓ إِلَّا رَبَّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Në të vërtetë, ata janë armiqtë e mi, përveç Zotit të botëve,
78 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 078
ٱلَّذِي خَلَقَنِي فَهُوَ يَهۡدِينِ
i Cili më ka krijuar dhe më udhëzon (në rrugë të drejtë);
79 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 079
وَٱلَّذِي هُوَ يُطۡعِمُنِي وَيَسۡقِينِ
i Cili më ushqen dhe më jep të pi;
80 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 080
وَإِذَا مَرِضۡتُ فَهُوَ يَشۡفِينِ
i Cili, kur sëmurem, më shëron;
81 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 081
وَٱلَّذِي يُمِيتُنِي ثُمَّ يُحۡيِينِ
i Cili do të bëjë që të vdes e pastaj do të më ringjallë;
82 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 082
وَٱلَّذِيٓ أَطۡمَعُ أَن يَغۡفِرَ لِي خَطِيٓـَٔتِي يَوۡمَ ٱلدِّينِ
dhe i Cili, shpresoj se do të m’i falë gabimet e mia në Ditën e Gjykimit!
83 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 083
رَبِّ هَبۡ لِي حُكۡمٗا وَأَلۡحِقۡنِي بِٱلصَّـٰلِحِينَ
O Zoti im, më dhuro dituri dhe më radhit me të mirët!
84 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 084
وَٱجۡعَل لِّي لِسَانَ صِدۡقٖ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ
Bëj që të përmendem për të mirë te breznitë e ardhshme
85 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 085
وَٱجۡعَلۡنِي مِن وَرَثَةِ جَنَّةِ ٱلنَّعِيمِ
dhe më bëj një nga trashëgimtarët e Xhenetit të begatë!
86 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 086
وَٱغۡفِرۡ لِأَبِيٓ إِنَّهُۥ كَانَ مِنَ ٱلضَّآلِّينَ
Fale babanë tim, sepse ai është njëri nga të humburit,
87 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 087
وَلَا تُخۡزِنِي يَوۡمَ يُبۡعَثُونَ
dhe mos më turpëro në Ditën, kur do të ringjallen njerëzit,
88 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 088
يَوۡمَ لَا يَنفَعُ مَالٞ وَلَا بَنُونَ
në Ditën, kur askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët,
89 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 089
إِلَّا مَنۡ أَتَى ٱللَّهَ بِقَلۡبٖ سَلِيمٖ
përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu!”
90 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 090
وَأُزۡلِفَتِ ٱلۡجَنَّةُ لِلۡمُتَّقِينَ
Atë ditë Xheneti do t’u afrohet besimtarëve të devotshëm,
91 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 091
وَبُرِّزَتِ ٱلۡجَحِيمُ لِلۡغَاوِينَ
ndërsa Xhehenemi do t’u tregohet atyre që kishin humbur.
92 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 092
وَقِيلَ لَهُمۡ أَيۡنَ مَا كُنتُمۡ تَعۡبُدُونَ
Ata do të pyeten: “Ku janë idhujt që ju i adhuronit
93 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 093
مِن دُونِ ٱللَّهِ هَلۡ يَنصُرُونَكُمۡ أَوۡ يَنتَصِرُونَ
në vend të Allahut? A mund t’ju ndihmojnë ata ose, a mund ta ndihmojnë veten?”
94 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 094
فَكُبۡكِبُواْ فِيهَا هُمۡ وَٱلۡغَاوُۥنَ
Kështu, ata do të hidhen në zjarr bashkë me mohuesit,
95 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 095
وَجُنُودُ إِبۡلِيسَ أَجۡمَعُونَ
si dhe të gjithë ushtarët e Iblisit.
96 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 096
قَالُواْ وَهُمۡ فِيهَا يَخۡتَصِمُونَ
Ndërsa ndodhen aty brenda, ata do të grinden ndërmjet tyre, duke thënë:
97 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 097
تَٱللَّهِ إِن كُنَّا لَفِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٍ
“Betohemi për Allahun, ne kemi qenë njëmend në humbje të qartë,
98 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 098
إِذۡ نُسَوِّيكُم بِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
kur ju kemi barazuar me Zotin e botëve.
99 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 099
وَمَآ أَضَلَّنَآ إِلَّا ٱلۡمُجۡرِمُونَ
Ishin të ligjtë ata që na mashtruan,
100 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 100
فَمَا لَنَا مِن شَٰفِعِينَ
Tashmë ne nuk kemi asnjë ndërmjetësues (tek Allahu)
101 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 101
وَلَا صَدِيقٍ حَمِيمٖ
e as ndonjë mik të ngushtë!
102 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 102
فَلَوۡ أَنَّ لَنَا كَرَّةٗ فَنَكُونَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Ah, sikur të ktheheshim përsëri (në jetë) e të bëheshim besimtarë!”
103 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 103
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ
Sigurisht që në këtë ka shenja treguese, por shumica e njerëzve nuk janë besimtarë.
104 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 104
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ
e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.
105 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 105
كَذَّبَتۡ قَوۡمُ نُوحٍ ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Populli i Nuhut, i quante gënjeshtarë të dërguarit.
106 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 106
إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ نُوحٌ أَلَا تَتَّقُونَ
Kujto kur vëllai i tyre - Nuhu, u tha: “Vallë, a nuk i frikësoheni ju Allahut?
107 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 107
إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ
Në të vërtetë, unë jam një i dërguar i besuar për ju,
108 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 108
فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ
andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua!
109 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 109
وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi; mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i botëve.
110 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 110
فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ
Andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua!”
111 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 111
۞قَالُوٓاْ أَنُؤۡمِنُ لَكَ وَٱتَّبَعَكَ ٱلۡأَرۡذَلُونَ
Ata thanë: “Vallë, a të të besojmë ne ty, ndërkohë që ty po të pasojnë më të ulëtit?”
112 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 112
قَالَ وَمَا عِلۡمِي بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ
Ai tha: “Unë nuk di ç’kanë bërë ata!
113 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 113
إِنۡ حِسَابُهُمۡ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّيۖ لَوۡ تَشۡعُرُونَ
Llogaria e tyre është vetëm te Zoti im, a nuk kuptoni?
114 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 114
وَمَآ أَنَا۠ بِطَارِدِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Unë nuk do t’i dëboj besimtarët,
115 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 115
إِنۡ أَنَا۠ إِلَّا نَذِيرٞ مُّبِينٞ
unë jam vetëm paralajmërues i qartë.”
116 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 116
قَالُواْ لَئِن لَّمۡ تَنتَهِ يَٰنُوحُ لَتَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡمَرۡجُومِينَ
Ata thanë: “Nëse nuk tërhiqesh nga këto, o Nuh, me siguri, do të gurëzohesh”.
117 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 117
قَالَ رَبِّ إِنَّ قَوۡمِي كَذَّبُونِ
Ai tha: “O Zoti im, populli im më mohoi,
118 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 118
فَٱفۡتَحۡ بَيۡنِي وَبَيۡنَهُمۡ فَتۡحٗا وَنَجِّنِي وَمَن مَّعِيَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
andaj, Ti gjyko mes meje dhe atyre dhe më shpëto mua e besimtarët që janë me mua!”
119 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 119
فَأَنجَيۡنَٰهُ وَمَن مَّعَهُۥ فِي ٱلۡفُلۡكِ ٱلۡمَشۡحُونِ
Kështu, Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në barkën plot,
120 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 120
ثُمَّ أَغۡرَقۡنَا بَعۡدُ ٱلۡبَاقِينَ
kurse të tjerët që mbetën pas, i fundosëm.
121 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 121
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ
Njëmend, në këtë ka këshillë, por shumica e njerëzve nuk janë besimtarë.
122 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 122
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ
Në të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.
123 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 123
كَذَّبَتۡ عَادٌ ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Fisi Ad i quante gënjeshtarë të dërguarit.
124 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 124
إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ هُودٌ أَلَا تَتَّقُونَ
Kujto kur vëllai i tyre - Hudi, u tha: “Vallë, a nuk i frikësoheni ju Allahut?
125 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 125
إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ
Pa dyshim, unë jam i dërguar i besuar për ju,
126 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 126
فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ
andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua!
127 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 127
وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i botëve.
128 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 128
أَتَبۡنُونَ بِكُلِّ رِيعٍ ءَايَةٗ تَعۡبَثُونَ
A mos vallë në çdo kodrinë po ngrini përmendore, për t’u tallur,
129 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 129
وَتَتَّخِذُونَ مَصَانِعَ لَعَلَّكُمۡ تَخۡلُدُونَ
dhe ngrini pallate, sikur do të jetoni gjithmonë?
130 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 130
وَإِذَا بَطَشۡتُم بَطَشۡتُمۡ جَبَّارِينَ
Edhe kur përdorni forcën, e shfrytëzoni atë si tiranë.
131 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 131
فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ
Andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua!
132 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 132
وَٱتَّقُواْ ٱلَّذِيٓ أَمَدَّكُم بِمَا تَعۡلَمُونَ
Frikësojuni Atij, i Cili ju ka dhuruar ato që i dini:
133 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 133
أَمَدَّكُم بِأَنۡعَٰمٖ وَبَنِينَ
ju dhuroi juve bagëti dhe fëmijë,
134 - Ash-Shu'ara (The Poets) - 134