E kam pyetur të Dërguarin e Allahut ﷺ (a bëj mëkat) në lidhje me shikimin e paqëllimshëm (në femrën e ndaluar), e ai më urdhëroi që ta ndal shikimin e të mos e vazhdoj atë
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Xherir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "E kam pyetur të Dërguarin e Allahut ﷺ (a bëj mëkat) në lidhje me shikimin e paqëllimshëm (në femrën e ndaluar), e ai më urdhëroi që ta ndal shikimin e të mos e vazhdoj atë."
Explanation
Benefits
Tërheqja e vërejtjes kundër vazhdimit të shikimit në atë që është e ndaluar të shikohet, nëse shikimi rastis në të befas, paqëllishëm.
Prej dobive të këtij hadithi është se të qenët haram shikimi i grave është një çështje e vërtetuar në mesin e sahabëve, siç dëshmohet nga fakti se Xheriri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e pyeti Profetin ﷺ nëse shikimi i tij rastis mbi një grua paqëllimshëm se a është njësoj ky vendim sikurse vendimi për atë që qëllimshëm e shikon (një grua të huaj).
Këtu shfaqet kujdesi i fesë për interesat e njerëzve, pasi ajo ua ka ndaluar atyre shikimin e grave për shkak të dëmeve që sjell, si në këtë botë, ashtu dhe në botën tjetër.
Kthimi i sahabëve te Profeti ﷺ dhe pyetja e tij për atë që u dukej e paqartë është një shembull se si njerëzit e zakonshëm duhet të kthehen te dijetarët e tyre dhe t’u bëjnë pyetje për gjërat e paqarta.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

