“Jeto në dynja sikurse të jesh i huaj a kalimtar.”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Abdullah ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "I Dërguari i Allahut ﷺ më kapi për supi dhe më tha: “Jeto në dynja sikurse të jesh i huaj a kalimtar.” Ndërkaq, Ibën Umeri thoshte: “Kur të ngrysesh, mos e prit mëngjesin dhe kur të gdhihesh, mos e prit mbrëmjen. Shfrytëzoje shëndetin para se të sëmuresh dhe shfrytëzoje jetën para se të të vijë vdekja.”
Explanation
Ibën Umeri e zbatoi këtë këshillë dhe thoshte: "Kur të ngrysesh, mos e prit mëngjesin dhe kur të gdhihesh, mos e prit mbrëmjen. Llogarite veten mes banorëve të varreve, sepse jeta është e atillë që nuk shpëton nga shëndeti dhe sëmundja. Andaj, shfrytëzo ditët e shëndetit tënd për t'iu përkushtuar adhurimit para se të të zërë sëmundja. Shfrytëzoje rastin të bësh veprat të mira gjatë shëndetit, para se sëmundja të të pengojë t'i kryesh ato. Shfrytëzoje jetën tënde në këtë dynja dhe grumbullo sa të jesh në të, ato gjëra që do të të sjellin dobi pas vdekjes.
Benefits
Bën të këshillosh dhe të orientosh dikë që nuk e ka kërkuar këtë gjë.
Mësimdhënia e përsosur e Profetit ﷺ me dhënien e shembujve bindës, siç ka thënë: "Jeto në dynja sikurse të jesh i huaj, apo kalimtar rruge."
Njerëzit dallojnë sa i përket shtegtimit drejt botës tjetër: kalimtari ka një gradë më të lartë në asketizëm (zuhd) sesa i huaji.
Sqarim për shkurtimin e shpresës dhe përgatitjen për vdekjen.
Hadithi nuk dëshmon për braktisjen e kërkimit të rriskut dhe ndalimin e kënaqësive të kësaj bote, por nxit për asketizëm ndaj saj dhe për t'u kënaqur me gjëra të pakta.
Nxitimi drejt veprave të mira para se të mos jesh më në gjendje t’i kryesh ato, sepse sëmundja ose vdekja mund të të pengojnë.
Vlera e Abdullah ibën Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), meqë u ndikua thellësisht nga kjo këshillë e të Dërguarit të Allahut ﷺ.
Atdheu i besimtarëve është Xheneti, ndaj besimtari është i huaj në këtë botë dhe udhëtar drejt shtëpisë së botës tjetër. Ai nuk e lidh zemrën e tij me asgjë nga vendi i mërgimit, por zemra e tij është e lidhur me atdheun e tij, ku do të kthehet. Qëndrimi i tij në këtë botë është vetëm për të përmbushur nevojat dhe përgatitjet e tij për t'u kthyer në atdheun e tij të vërtetë.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

