“Nuk ndodh që dikush ta etiketojë tjetrin si mëkatar e as ta etiketojë me kufër, e kjo të mos i kthehet vetë atij, nëse i etiketuari nuk është i tillë.”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: “Nuk ndodh që dikush ta etiketojë tjetrin si mëkatar e as ta etiketojë me kufër, e kjo të mos i kthehet vetë atij, nëse i etiketuari nuk është i tillë.”
Explanation
Benefits
Verifikimi është i detyrueshëm para se të jepen gjykime për njerëzit (muslimanët).
Ibën Dekik Idi thënë: “Ky është një kërcënim i rëndë për atë që e akuzon padrejtësisht një musliman për mosbesim (duke e bërë tekfir), gjë që është një rrezik i madh.”
Ibën Haxher Askalaniu ka thënë: “Fakti që ai nuk bëhet automatikisht mëkatar apo jobesimtar (kur ta etiketojë padrejtësisht), nuk do të thotë se nuk është mëkatar, kur i thotë tjetrit: "Ti je mëkatar"; përkundrazi, kjo çështje kërkon sqarim të hollësishëm. Nëse ai e ka për qëllim këshillimin e tij apo të të tjerëve duke sqaruar gjendjen e tij, atëherë kjo është e lejuar. Por nëse e ka për qëllim fyerjen, turpërimin dhe ofendimin e tij, atëherë kjo është e ndaluar, sepse ai është i urdhëruar t'i fshehë mangësitë e tij dhe ta mësojë e ta këshillojë në mënyrën më të bukur. Prandaj, kurdo që mund ta realizojë këtë në mënyrë të butë, nuk i lejohet ta bëjë në mënyrë të ashpër, sepse mund të bëhet shkak që ai të sprovohet dhe të këmbëngulë në atë vepër, sepse shumë njerëz natyrshëm veprojnë kështu me ata që janë të ashpër. E sidomos e refuzojnë urdhrin kur ai vjen nga dikush që është më poshtë se ata në pozitë.”
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

