“Dy gjëra, nëse gjenden ndër njerëz, janë kufër (mosbesim): Fyerja e prejardhjes dhe vajtimi për të vdekurin.”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Dy gjëra, nëse gjenden ndër njerëz, janë kufër (mosbesim): Fyerja e prejardhjes dhe vajtimi për të vdekurin.”
Explanation
E para: Fyerja e prejardhjes së njerëzve, nënvlerësimi dhe mendjemadhësia ndaj tyre.
E dyta: Ngritja e zërit gjatë fatkeqësisë si shenjë pakënaqësie ndaj kaderit (përcaktimit të Allahut) ose shqyerja e rrobave nga dëshpërimi i madh.
Benefits
Është obligim të durojmë gjatë fatkeqësisë dhe të mos shfaqim pakënaqësi.
Këto vepra janë nga kufri i vogël, kështu që, ai që kryen një prej degëve të kufrit (të vogël) nuk bëhet jobesimtar me atë lloj kufri që e nxjerr nga feja, derisa ta kryejë kufrin e madh (që e nxjerrë prej fesë).
Islami e ndalon çdo gjë që çon në përçarje mes muslimanëve, siç është fyerja e prejardhjes dhe të ngjashme me të.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

