Ju porosis të keni frikë Allahun dhe të jeni të dëgjueshëm e të bindur, edhe nëse ju bëhet prijës ndonjë rob, sepse ai që do të jetojë pas meje prej jush, do të shohë kundërshti të shumta, andaj kapuni fort pas traditës sime dhe traditës së kalifëve të drejtë e të përudhur
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Nexhih Irbad ibën Sarije (Allahu qoftë i
kënaqur me të!) ka thënë: "I Dërguari i Allahut ﷺ na këshilloi me disa fjalë që na i tronditën zemrat e na i përlotën
sytë. Atëherë ne i thamë: “O i Dërguari i Allahut, këto fjalë po na duken sikur janë këshillë lamtumire, ndaj na porosit!” Ai tha: "Ju porosis të keni frikë Allahun dhe të jeni të dëgjueshëm e të bindur, edhe nëse ju bëhet prijës ndonjë rob, sepse ai që do të jetojë pas meje prej jush, do të shohë kundërshti të shumta, andaj kapuni fort pas traditës sime dhe traditës së kalifëve të drejtë e të përudhur, shtrëngojeni me dhëmballë dhe ruajuni nga gjërat e shpikura, ngase çdo bidat është lajthitje."
Explanation
Benefits
Kujdesi për dhënien e këshillave dhe zbutjen e zemrave të të tjerëve.
Urdhri për ndjekjen e katër kalifëve të drejtë e të udhëzuar pas Profetit ﷺ, që janë: Ebu Bekri, Omeri, Othmani dhe Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!).
Ndalimi i bidatit (risive) në fe dhe se të gjitha bidatet janë devijim.
Dëgjimi dhe bindja ndaj atyre që i kanë në dorë çështjet e muslimanëve (prijësit) bëhet në gjëra që nuk përbëjnë mëkatim (ndaj Allahut).
Rëndësia e frikës ndaj Allahut të Lartmadhëruar (devotshmërisë) në çdo kohë dhe në çdo gjendje.
Kundërshtitë do të ndodhin te muslimanët e, kur të ndodhin, duhet të kthehemi te tradita profetike dhe te tradita e kalifëve të drejtë.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

