“Fitnet do t'u paraqiten zemrave sikurse thuprat e hasrës, njëra pas tjetrës
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Po rrinim me Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), kur pyeti: “Cili nga ju e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të përmendë fitnet (trazirat)?” - Ne e kemi dëgjuar, - thanë disa. - Ndoshta keni për qëllim fitnen e njeriut në familje dhe në fqinjët e tij? - u tha Omeri. - Po, - thanë ata. - Ato i shlyen namazi, agjërimi dhe lëmosha, - tha Omeri, - por, cili nga ju e ka dëgjuar Profetin ﷺ t'i përmendë fitnet që do të vijnë sikurse dallgët e detit? Njerëzit heshtën. Unë thashë: “Unë”, e në atë rast Omeri më tha: “Ti pra. Lum babai që të ka!” Hudhejfe vazhdon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Fitnet do t'u paraqiten zemrave sikurse thuprat e hasrës, njëra pas tjetrës. Çdo zemre që i përpin ato, i shtohet një pikë e zezë, ndërsa çdo zemre që i refuzon ato, i shtohet një pikë e bardhë, derisa të bëhen dy lloje zemrash: njëra e bardhë sikurse guri i lëmueshëm, të cilën nuk e dëmton asnjë fitne, për aq sa të ekzistojnë qiejt dhe Toka; ndërsa tjetra e zezë sterrë, sikurse kupa e përmbysur, e cila nuk njeh të mirën e as refuzon të keqen, përveç nëse përputhet me epshin e saj.” Hudhejfe thotë: “I pata thënë se mes teje dhe kësaj fitneje është një derë e mbyllur në prag të thyerjes.” Omeri më pati thënë: “Vallë, do të thyhet, mos të pastë babai?! Se, po qe se vetëm do të hapej, do të kishte shpresë se prapë do të mbyllej.” I thashë: “Jo, do të thyhet.” Po ashtu, i tregova se ajo derë është një burrë që do të vritet ose do të vdesë. I rrëfeva hadith që nuk përmban gabime. Ebu Halidi thotë: “E pyeta Sadin: “O Ebu Malik, çfarë nënkupton shprehja “i zi sterrë?" Më tha: “Sikurse të bardhët (e theksuar) në diç të zezë.” I thashë: “Po “kupa e përmbysur”?” Më tha: “E kthyer mbrapsht.”
Explanation
Benefits
Nëse fitnet (trazirat) personale lidhen me fenë, njeriu do të fajësohet, pasi ato janë ose bidate ose mëkate. Por nëse lidhen me çështjet e kësaj bote, ato janë provë dhe test për njeriun, dhe ai duhet të jetë durimtar.
Zemra ndikohet nga fitnet (trazirat, sprovat) që i paraqiten, dhe ai që ka sukses është ai që Allahu e udhëzon të qëndrojë stabil në udhëzim.
Neveviu ka thënë: "Autori i librit “Et Tahrir”, për kuptimin e këtij hadithi ka thënë: "Kur një njeri ndjek dëshirat e tij epshore dhe kryen mëkate, errësira hyn në zemrën e tij me çdo mëkat që bën. Kur kjo ndodh, ai bie në fitne (sprovë) dhe drita e Islamit largohet prej tij. Zemra është si një enë; nëse kthehet përmbys, gjithçka që është brenda derdhet dhe asgjë nuk mund të hyjë më pas."
Fjalët e Omerit ndaj Hudhejfes: "...mos të pastë babai!", do të thonë: Bëhu serioz në këtë çështje dhe përgatitu si ai që nuk ka ndihmës.
Vlera e Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe fakti se ai ishte një derë e mbyllur ndërmjet njerëzve dhe fitnes (trazirës).
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

