Ena më e keqe që mbush njeriu është vetë barku (i tij). Njeriut i mjaftojnë ca kafshata që ta mbajë trupin e tij, por në qoftë se i duhet të hajë patjetër më shumë, atëherë le ta lërë një të tretën për ushqim, një të tretën për pije dhe një të tretën për frymëmarrje.”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Mikdad ibën Madikeribi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Ena më e keqe që mbush njeriu është vetë barku (i tij). Njeriut i mjaftojnë ca kafshata që ta mbajë trupin e tij, por në qoftë se i duhet të hajë patjetër më shumë, atëherë le ta lërë një të tretën për ushqim, një të tretën për pije dhe një të tretën për frymëmarrje.”
Explanation
Benefits
Qëllimi i të ngrënit është ruajtja e shëndetit dhe forcës, te të cilat varet mbarëvajtja e jetës.
Mbushja e barkut me ushqim ka dëm në aspektin trupor dhe fetar. Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "Ruajuni mbushjes së barkut, sepse ajo shkatërron trupin dhe shkakton përtaci për faljen e namazit."
Të ngrënit, nga aspekti i dispozitës, ndahet në disa lloje: 1. Obligim. Ky, është ai ushqim me të cilin ruhet jeta dhe lënia e tij sjell dëm. 2. I lejuar. Ky, është ai ushqim që është më tepër se sasia e domosdoshme, dhe nga i cili nuk frikësohemi se mund të na bëjë dëm. 3. I papëlqyer. Ky është ai ushqim nga i cili frikësohemi se mund të na bëjë dëm. 4. I ndaluar. Ky është ai ushqim nga i cili dihet se na sjell dëm. 5. I pëlqyer. Ky është ai ushqim i cili e ndihmon njeriun të përmbushë adhurimet dhe urdhërat e Allahut. Të gjitha këto janë përmbledhur në hadithin në fjalë në tri shkallë: E para: Mbushja e barkut. E dyta: Disa kafshata që mbajnë trupin. E treta: Fjala e Profetit ﷺ: "Një të tretën për ushqim, një të tretën për pije dhe një të tretën për frymëmarrje.” Dhe të gjitha këto lloje që përmendëm lidhen me rastin kur ushqimi është hallall në vetvete.
Hadithi është një prej parimeve themelore të mjekësisë, dhe meqë shkenca e mjekësisë sillet rreth tri parimeve: ruajtjes së forcës, dietës dhe pastrimit të trupit, hadithi i ka përfshirë dy të parat prej tyre, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar: "Hani e pini, por mos e teproni. Vërtet, Ai nuk i do ata që e teprojnë." (El Araf, 31)
Hadithi tregon për përsosmërinë e kësaj feje për faktin se ajo ka shpjeguar dobitë e njeriut në fenë dhe jetën e tij.
Bazat e mjekësisë dhe disa lloje të saj bëjnë pjesë në shkencat e fesë islame, ashtu siç kanë ardhur transmetime për mjaltin dhe farën e zezë.
Dispozitat e fesë përmbajnë urtësi të ndryshme dhe ato janë të ndërtuara mbi shmangien e dëmeve dhe sjelljen e dobive.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

