“Allahu i Lartmadhëruar thotë: “I biri i Ademit më fyen Mua. Ai e shan kohën, ndërkohë Unë jam koha (Zoti i saj). Unë e sjell natën dhe ditën.”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu i Lartmadhëruar thotë: “I biri i Ademit më fyen Mua. Ai e shan kohën, ndërkohë Unë jam koha (Zoti i saj). Unë e sjell natën dhe ditën.”
Explanation
Benefits
Të treguarit e edukatës së duhur me Allahun e Lartësuar në fjalë dhe në besim.
Është detyrë të besohet në kadanë dhe kaderin (paracaktimin hyjnor) si dhe të tregohet i durueshëm ndaj sprovave e lëndimeve.
Lëndimi është ndryshe nga dëmtimi. Njeriu mund të lëndohet duke dëgjuar ose duke parë diçka të pakëndshme, pa u dëmtuar realisht prej saj. Po ashtu, njeriu mund të lëndohet nga një erë e keqe, si ajo e qepës apo hudhrës, pa pësuar ndonjë dëm të vërtetë prej saj.
Allahu i Lartmadhëruar lëndohet nga disa prej veprave të këqija të robërve të Tij, por Ai nuk dëmtohet prej tyre. Siç thotë Allahu i Lartësuar në hadithin kudsij: "O robërit e Mi! Ju kurrë nuk mund të arrini në shkallë që t'më bëni dëm e të më dëmtoni, e as që mund të arrini në shkallë që të më bëni dobi e të më bëni mirë."
Sharja e kohës dhe përshkrimi i saj ndahen në tri kategori: 1. Të shahet koha duke besuar se ajo vetë është vepruesja, domethënë duke besuar se koha është ajo që i kthen gjërat në të mira ose të këqija. Ky është shirk i madh, sepse njeriu beson se ka krijues tjetër përveç Allahut dhe ndodhjen e ngjarjeve ia atribuon dikujt tjetër përveç Tij. 2. Të shahet koha pa besuar se ajo vetë është vepruesja, por duke besuar se Allahu është Vepruesi, megjithatë e shan kohën sepse ajo është vendi ose koha në të cilën ndodh ajo gjë që ai e urren, atëherë kjo është e ndaluar. 3. Të thuhet kjo vetëm si pohim, pa qortim dhe pa sharje, atëherë kjo është e lejuar. Shembull për këtë është fjala e Lutit (alejhi selam): “Kjo është një ditë e vështirë.” (Hud, 77)
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

