“Shtatë lloj personash Allahu do t'i strehojë në hijen e Arshit të Tij në Ditën e Kiametit, ditën kur nuk ka hije përveç hijes së Arshit të Tij
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Shtatë lloj personash Allahu do t'i strehojë në hijen e Arshit të Tij në Ditën e Kiametit, ditën kur nuk ka hije përveç hijes së Arshit të Tij: 1. Prijësin e drejtë. 2. Të riun, i cili rritet duke e adhuruar Allahun. 3. Atë që e ka zemrën të lidhur me xhamitë. 4. Dy persona që duhen mes vetes për hir të Allahut. Bashkohen dhe ndahen vetëm për Të. 5. Personin, që një grua e bukur dhe me famë e fton për zina, porse ai ia kthen: “Unë i frikohem Allahut". 6. Personin që, kur jep lëmoshë, e fsheh, saqë dora e majtë nuk di sa ka dhënë e djathta.” 7. Personin, i cili, kur e përmend Allahun vetëm, i lotojnë sytë."
Explanation
Benefits
Ibn Haxheri, rreth fjalës së Profetit ﷺ: “...në hijen e Tij”, ka thënë: "Është thënë se kuptimi i saj është: hija e Arshit të Tij, siç tregohet në hadithin e Selman Farisiut, të cilin e ka transmetuar Seid ibn Mensuri me një zinxhir të pranuar transmetuesish (ar. isnad hasen): “Shtatë lloj personash Allahu do t'i strehojë në hijen e Arshit të Tij."
Ibn Haxheri ka thënë: "Shpjegimi më i mirë për njeriun e drejtë është se ai është që e ndjek urdhrin e Allahut, duke e vendosur çdo gjë në vendin e vet, pa teprim dhe pa mangësi. Ai është përmendur i pari për shkak të dobisë së përgjithshme që vjen prej tij."
Vlera e pritjes së namazit pas namazit.
Neveviu ka thënë: "Ky hadith nxit për dashuri mes njëri-tjetrit për hir të Allahut dhe sqaron vlerën e madhe të kësaj dashurie."
Pozita dhe bukuria janë përmendur veçanërisht për shkak të prirjes së fortë të njerëzve ndaj tyre, dëshirës së madhe për t’i arritur dhe vështirësisë për t’i siguruar.
Mënyra më e mirë për të dhënë sadaka është që ajo të jepet fshehurazi, sepse kjo është më larg syefaqësisë. Megjithatë, lejohet gjithashtu që sadakaja dhe zekati të jepen haptazi, nëse kjo është e pastër nga syefaqësia, me qëllim që të nxiten të tjerët për të shpenzuar, të jepet shembull për të tjerët dhe të shpërfaqen simbolet e dukshme të Islamit.
Këta shtatë persona e arritën atë mirësi, vetëm përmes sinqeritetit të tyre ndaj Allahut të Lartësuar, dhe duke kundërshtuar epshet e tyre.
Fjala e Profetit ﷺ: “Shtatë lloj personash Allahu do t'i strehojë në hijen e Arshit të Tij”, nuk ka për qëllim kufizimin vetëm në këtë numër. Përkundrazi, ka edhe kategori të tjera që nuk janë përmendur në këtë hadith, të cilët Allahu do t’i fusë nën hijen e Arshit të Tij.
Ibn Haxheri ka thënë: "Përmendja e burrave në këtë hadith, nuk nënkupton kufizim vetëm tek ata, përkundrazi, edhe gratë marrin të njëjtin shpërblim si burrat në veprat e përmendura, përveç nëse me “prijësin e drejtë” synohet udhëheqja e përgjithshme supreme. Përndryshe, edhe gruaja mund të hyjë në këtë përshkrim, kur ka fëmijë dhe sillet me drejtësi ndaj tyre. Sa i përket cilësisë së lidhjes me xhaminë, kjo nuk vlen për gruan në të njëjtën mënyrë, sepse namazi i saj në shtëpi është më i mirë për të sesa në xhami. Përjashtohet vetëm cilësia e lidhjes së vazhdueshme me xhaminë, sepse namazi i gruas në shtëpinë e saj është më i mirë sesa në xhami. Ndërsa, në të gjitha cilësitë e tjera, gratë marrin pjesë në këtë shpërblim. Madje edhe te rasti i burrit, që e fton gruaja për të bërë zina, mund të merret me mend edhe rasti i një burri që e fton një grua (për të bërë zina) për shembull, një mbret i pashëm, por ajo përmbahet nga frika ndaj Allahut të Lartësuar, megjithëse ka nevojë.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

