Pastërtia është gjysma e imanit, (thënia) "elhamdulilah" e rëndon peshoren, (thëniet:) "subhanallah" (i patëmeta është Allahu) dhe "elhamdulilah" (lavdërimi i takon Allahut) mbushin, - ose e mbush, - hapësirën ndërmjet qiejve dhe Tokës
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Malik el Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcjell se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Pastërtia është gjysma e imanit, (thënia) "elhamdulilah" e rëndon peshoren, (thëniet:) "subhanallah" (i patëmeta është Allahu) dhe "elhamdulilah" (lavdërimi i takon Allahut) mbushin, - ose e mbush, - hapësirën ndërmjet qiejve dhe Tokës. Namazi është nur, lëmosha është dëshmi, durimi është ndriçim dhe Kurani është argument, për ose kundër teje. Andaj, çdo njeri, kur zgjohet në mëngjes, ose do ta shesë veten duke e liruar atë, ose do të vetëshkatërrohet."
Explanation
Benefits
Rëndësia e faljes së namazit përherë, pasi ai është nur për robin, në këtë botë dhe në Ditën e Kiametit.
Lëmosha është dëshmi për besimin e sinqertë.
Rëndësia e të punuarit sipas porosive të Kuranit dhe besimit në të, që të jetë argument për ty, e jo kundër teje.
Nëse ti veten nuk e angazhon me adhurim, ajo të angazhon ty me mëkatim.
Çdo njeri duhet të veprojë: ose e çliron veten nëpërmjet adhurimit, ose vetëshkatërrohet me mëkatim.
Durimi kërkon vetëpërmbajtje dhe llogaritje në shpërblim (të Allahut), si dhe është i vështirë.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

