“Shkurtimin e mustaqeve, prerjen e thonjve, shkuljen e qimeve të sqetullave dhe rruarjen e qimeve në vendet e turpshme, na është caktuar të mos i vonojmë më shumë se dyzet net
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkurtimin e mustaqeve, prerjen e thonjve, shkuljen e qimeve të sqetullave dhe rruarjen e qimeve në vendet e turpshme, na është caktuar të mos i vonojmë më shumë se dyzet net."
Explanation
Benefits
Ibn Hubejra ka thënë: "Ky hadith përfaqëson kufirin maksimal të lejueshëm për vonimin e këtyre gjërave, ndërsa më e pëlqyeshme është që ato të kryhen para se të arrihet ky kufi."
Islami i kushton rëndësi të madhe pastërtisë, higjienës dhe zbukurimit.
Shkurtimi i mustaqeve bëhet duke hequr një pjesë të qimeve që rriten mbi buzën e sipërme.
Shkulja/heqja e qimeve të sqetullave bëhet duke larguar qimet që rriten në atë pjesë, e cila ndodhet nën nyjën që lidh krahun me shpatullën.
Rruajtja e qimeve të pjesëve intime, që janë qimet e ashpra që rriten rreth organeve gjenitale, si për burrat ashtu edhe për gratë.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

