“Natyrshmëria është në pesë: synetimin, rruajtjen e qimeve (në vendet e turpshme), shkurtimin e mustaqeve, prerjen e thonjve dhe shkuljen e qimeve të nënsqetullave
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: “Natyrshmëria është në pesë: synetimin, rruajtjen e qimeve (në vendet e turpshme), shkurtimin e mustaqeve, prerjen e thonjve dhe shkuljen e qimeve të nënsqetullave."
Explanation
1. Synetimi (rrethprerja), që nënkupton prerjen e lëkurës së tepërt të organit, që është mbi glans (kokën e organit), si dhe prerjen e majës së lëkurës në mitrën e femrës, mbi vendin e kryerjes së kontaktit intim.
2. Rruajtja e qimeve përreth organit gjenital.
3. Shkurtimi i mustaqeve, që nënkupton shkurtimin e asaj që është rritur në buzën e sipërme të njeriut, në mënyrë që të shfaqet buza.
4. Prerja e thonjve.
5. Shkulja e qimeve të nënsqetullave.
Benefits
Ligjshmëria e përkujdesjes për kryerjen e këtyre gjërave dhe mosshpërfillja e tyre.
Për këto tipare ekzistojnë dobi fetare dhe të kësaj bote, bie fjala, përmirësimi i pamjes së jashtme, pastrimi i trupit, siguria për pastërti, dallimi nga jobesimtarët, si dhe nënshtrimi ndaj urdhrit të Allahut.
Në hadithe të tjera është përmendur se ka tipare shtesë të natyrshmërisë, përveç këtyre pesë që u përmendën, si: lëshimi (rritja) e mjekrës, përdorimi i misvakut e të tjera.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

