“Vini re! Alkooli është bërë haram!”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në shtëpinë e Ebu Talhait u shërbeja njerëzve për të pirë. Vera që ata e konsumonin atëkohë prodhohej prej hurmash të njoma. I Dërguari i Allahut ﷺ, urdhëroi një tellall t'u thërrasë njerëzve: “Vini re! Alkooli është bërë haram!” Ebu Talhai më tha: “Dil derdhe!” Unë dola dhe e derdha, sakaq ajo shkoi rrëke nëpër rrugët e Medinës. Disa njerëz thanë: “Ka njerëz që janë vrarë duke pasur alkool në barqet e tyre!” Atëherë, Allahu e zbriti ajetin: “Nuk ka gjynah për ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, për atë me të cilën janë ushqyer më herët...” (El Maide, 93)
Explanation
“Nuk ka gjynah për ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, për atë me të cilën janë ushqyer (më herët)...” (El Maide, 93) Lexoje ajetin të plotë! Kjo do të thotë se ata që besuan nuk kanë asnjë mëkat për atë që kanë pirë më parë, para se alkooli të ndalohej.
Benefits
"El Hamri" (i përkthyer në hadith si alkool), është emër që përfshin çdo gjë dehëse.
“El Fedihu” është pije e përgatitur nga hurma të papjekura dhe të pjekura, pa u zier në zjarr. “El Busri” është fryti i hurmës para se të piqet.
Ibn Haxheri ka thënë: "Muhelebi ka thënë: "Alkooli u derdh në rrugë, për ta shpallur publikisht refuzimin e tij dhe për ta bërë të njohur braktisjen e tij. Kjo solli dobi më të madhe sesa dëmi i derdhjes së tij në rrugë."
Sqarim i mëshirës së Allahut ndaj robërve të Tij, dhe se Ai nuk i merr në përgjegjësi për veprat e bëra para shpalljes së dispozitës.
Allahu i Lartësuar e ndaloi alkoolin, për shkak të pasojave të këqija që dëmtojnë mendjen dhe pasurinë, dhe sepse ai i çon njerëzit në shumë mëkate si pasojë e humbjes së mendjes.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

