HadeethEnc · 1.40.0
“Çdo pije dehëse është alkool dhe çdo pije dehëse është haram. Ai që pi alkool në këtë botë dhe vdes duke qenë i varur prej tij e nuk është penduar, nuk do ta pijë në botën tjetër
Available translations
Choose an available translation of this Hadeeth
01
Hadeeth text
Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Çdo pije dehëse është alkool dhe çdo pije dehëse është haram. Ai që pi alkool në këtë botë dhe vdes duke qenë i varur prej tij e nuk është penduar, nuk do ta pijë në botën tjetër."
02
Explanation
Profeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se çdo gjë që shkakton humbjen e arsyes konsiderohet alkool dhe lëndë dehëse, pavarësisht nëse është pije, ushqim, apo substancë që thithet apo diçka tjetër. Çdo gjë që e deh njeriun dhe e bën të humbë mendjen, Allahu i Lartmadhëruar e ka bërë haram dhe e ka ndaluar, qoftë pak apo shumë. Andaj, ai që pi diçka nga lëndët dehëse dhe vazhdon t'i pijë pa u penduar dhe vdes në këtë gjendje, e meriton dënimin e Allahut duke e privuar nga pirja e tyre në Xhenet.
03
Benefits
Shkaku i ndalimit të alkoolit është dehja, andaj çdo gjë që deh, çfarëdo qoftë, është haram.
Allahu i Lartësuar e bëri haram alkoolin, sepse ai përmban dëme dhe rreziqe të mëdha.
Pirja e alkoolit në Xhenet është pjesë e kënaqësisë dhe lumturisë së plotë.
Allahu do t'ia ndalojë pirjen e alkoolit në Xhenet atij që nuk heq dorë nga pirja e tij në këtë botë. Kësisoj, ndëshkimi i tij do të jetë sipas llojit të veprës që ka bërë.
Duhet të nxitojmë të pendohemi për gjynahet sepse vdekja mund të vijë në çdo çast.

Attribution
[رواه مسلم وأخرج البخاري الجملة الأخيرة منه]
Categories
Share
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares