“Çfarë kam unë me këtë botë? Shembulli im në këtë botë është si shembulli i një udhëtari që pushon nën hijen e një peme, pastaj largohet dhe e lë atë.”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka transmetuar: "I Dërguari i Allahut ﷺ po flinte mbi një hasër prej kashte. Kur u ngrit, hasra kishte lënë gjurmë në anën e trupit të tij. Ne i thamë: O i Dërguari i Allahut, sikur të të siguronim një dyshek." Ai tha: “Çfarë kam unë me këtë botë? Shembulli im në këtë botë është si shembulli i një udhëtari që pushon nën hijen e një peme, pastaj largohet dhe e lë atë.”
Explanation
Benefits
Hadithi nuk nënkupton braktisjen e asaj që është e nevojshme nga kjo botë, por ndalimin e të qenit i shpërqendruar nga kjo botë në dëm të Ahiretit. Udhëtari kërkoi hije nën pemë dhe përfitoi prej saj gjatë udhëtimit të tij, por nuk u lidh me të.
Nxjerrjen e mësimeve nga gjendja e Profetit ﷺ, sepse ai është shembulli më i mirë për t’u ndjekur. Kush ndjek gjurmët e tij, do të udhëzohet dhe do të ketë sukses si në këtë botë ashtu edhe në në botën tjetër.
Interesimi i madh i sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), për të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe dashuria e tyre ndaj tij.
Ligjshmëria e përdorimit të shembujve në thirrje dhe mësimdhënie.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

