“Kjo botë është e ëmbël dhe e bukur. Allahu do t'ju bëjë zëvendës në Tokë, që t'ju shohë se si do të veproni, andaj ruajuni nga mashtrimet e saj dhe ruajuni nga gratë
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Kjo botë është e ëmbël dhe e bukur. Allahu do t'ju bëjë zëvendës në Tokë, që t'ju shohë se si do të veproni, andaj ruajuni nga mashtrimet e saj dhe ruajuni nga gratë, sepse sprova e parë te bijtë e Israilit ka qenë përmes grave.”
Explanation
Benefits
Tërheqja e vërejtjes që të mos sprovohemi me gratë, qoftë duke i shikuar, qoftë duke u treguar të pavëmendshëm në përzierjen me meshkuj të huaj ose gjëra të kësaj natyre.
Sprova e grave është ndër sprovat më të mëdha të kësaj bote.
Marrja e këshillës duke marrë mësim nga popujt e kaluar: ajo që u ndodhi bijve të Israilit mund t'u ndodhë edhe të tjerëve.
Fitneja (sprova) e grave është e atillë, që, nëse ajo është bashkëshorte, mund ta bëjë burrin të shpenzojë më shumë sesa mund të përballojë, duke e shpërqendruar atë nga kërkimi i çështjeve të fesë dhe duke e rraskapitur nga kërkimi i çështjeve të kësaj bote. E, nëse ajo është e huaj, atëherë sprova e saj mund të jetë e atillë që njerëzit t'i mashtrojë dhe t'i devijojë nga e vërteta, nëse ato dalin dhe përzihen me ta, veçanërisht nëse janë të zbuluara dhe të stolisura. Kjo mund të jetë shkak i rënies në shkallë të ndryshme të zinasë. Besimtari duhet të kapet për fenë e Allahut dhe të shpresojë tek Ai, që ta ruajë nga fitneja e tyre.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

