kur t’i kërkoni Allahut, kërkoni prej Tij Firdeusin!”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Në Xhenet ka njëqind shkallë; distanca mes çdo dy shkallëve është si distanca mes qiellit dhe Tokës. Më e larta prej tyre në gradë është Firdeusi, prej të cilit burojnë katër lumenjtë e Xhenetit, dhe mbi të është Arshi (Froni Hyjnor). Prandaj, kur t’i kërkoni Allahut, kërkoni prej Tij Firdeusin!”
Explanation
Benefits
Inkurajimi për t’i kërkuar Allahut gradën më të lartë, Firdeusin, në Xhenet.
Firdeusi është pjesa më e lartë dhe më e mirë e Xhenetit.
Muslimani duhet të ketë synime të larta, të përpiqet e të kërkojë gradat më të larta dhe më të mira tek Allahu i Lartësuar.
Katër lumenjtë e Xhenetit janë nga uji, qumështi, vera dhe mjalti, të cilët janë përmendur në Kuran në fjalën e Allahut të Lartësuar: "Ja përshkrimi i Xhenetit, që u premtohet të përkushtuarve (ndaj Allahut): një vend, ku ka lumenj me ujë të pandotur, lumenj qumështi me shije të pandryshuar, lumenj vere me shije të këndshme për ata që e pinë dhe lumenj prej mjalti të kulluar." (Muhamed, 15)
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

