“Grupi i parë që do të hyjnë në Xhenet do të kenë pamjen e hënës së plotë, ndërsa të tjerët pas tyre sikurse ylli më i shndritshëm në qiell
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Grupi i parë që do të hyjnë në Xhenet do të kenë pamjen e hënës së plotë, ndërsa të tjerët pas tyre sikurse ylli më i shndritshëm në qiell. Aty as urinojnë, as kryejnë nevoja fiziologjike, as pështyjnë e as u rrjedhin hundët. Krehërit i kanë të artë, djersët e tyre janë prej myshku, ndërsa materiali i parfumit të tyre është bima e Aloes. Gratë e tyre janë hyritë sybukura. Të gjithë do të kenë formën e njëjtë, formën e babait të tyre, Ademit, të gjatë gjashtëdhjetë kute.”
Explanation
Benefits
Përdorimi i krahasimeve, për t'i afruar kuptimet dhe për t'i bërë ato të qarta.
Kurtubiu ka thënë: "Mund të pyetet, çfarë nevoje kanë ata për krehër kur janë përjetësisht të rinj dhe flokët e tyre nuk bëhen kurrë pis? Dhe çfarë nevoje kanë ata për temjan, kur era e tyre është më e mirë se myshku?" Ai tha: "Përgjigjja është se kënaqësitë e banorëve të Xhenetit: si ngrënia, pirja, veshja dhe aromat, nuk nxiten nga dhimbja e urisë, etjes, zhveshjes apo aromave të këqija. Përkundrazi, këto janë kënaqësi të njëpasnjëshme dhe mirësi të vazhdueshme. Urtësia pas kësaj është se ata do të shijojnë gjëra të ngjashme me ato që shijonin në këtë botë."
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

