Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se nga të gjithë ju namazi im më së shumti i ngjason namazit të të Dërguarit të Allahut ﷺ. Kështu falej derisa u nda nga kjo botë
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thoshte "Allahu Ekber" (tekbir) në çdo namaz farz e vullnetar, në Ramazan e jashtë tij. Bënte tekbirin kur ngrihej për t'u falur dhe kur binte në ruku. Pastaj (duke u ngritur nga rukuja dhe) para se të binte në sexhde, thoshte: "Semiallahu limen hamideh", dhe: "Rabbena ve lekel-hamd." Duke rënë në sexhde, thoshte: "Allahu ekber". Kur e ngrinte kokën, bënte tekbirin, kur binte sërish, bënte tekbirin dhe, kur ngrihej prej sexhdes, sërish bënte tekbirin. Bënte tekbirin sa herë që ngrihej prej uljes pas dy rekatesh. Kështu vepronte në çdo rekat, derisa e përfundonte namazin. Pasi e përfundonte, thoshte: "Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se nga të gjithë ju namazi im më së shumti i ngjason namazit të të Dërguarit të Allahut ﷺ. Kështu falej derisa u nda nga kjo botë."
Explanation
Pastaj Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), pasi e përfundonte namazin, thoshte: "Betohem në Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, se nga të gjithë ju, namazi im më së shumti i ngjason namazit të të Dërguarit të Allahut ﷺ. Kështu falej derisa u nda nga kjo botë."
Benefits
Kujdesi i sahabëve për ta ndjekur shëmbëlltyrën e Profetit ﷺ dhe për ta ruajtuar Sunetin e tij.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

