“Kthehu dhe falu, se nuk je falur.”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ hyri në xhami. Pas tij hyri një burrë dhe u fal, pastaj erdhi dhe i dha selam Profetit ﷺ. I Dërguari i Allahut ﷺ ia ktheu selamin dhe i tha: “Kthehu dhe falu, se nuk je falur.” Personi u kthye dhe u fal si më parë, pastaj erdhi te Profeti ﷺ dhe i dha selam. Ai i tha: “Ve alejke selam”. Pastaj vazhdoi: “Kthehu dhe falu, se nuk je falur.” Kështu veproi tri herë. Në fund, personi në fjalë tha: “Betohem në Atë që të ka dërguar me të vërtetën se nuk di më mirë! Prandaj, më mëso!” Profeti ﷺ i tha: “Kur të ngrihesh për t'u falur, merre tekbrin (thuaj: “Allahu Ekber"), pastaj lexo ndonjë pjesë të Kuranit që e di. Pastaj bjer në ruku dhe qëndro derisa të qetësohesh në ruku, pastaj ngrihu derisa të drejtohesh në këmbë. Pastaj, bjer në sexhde derisa të qetësohesh në sexhde, pastaj ngrihu dhe qëndro derisa të qetësohesh ulur. Kështu vepro gjatë gjithë namazit.”
Explanation
Benefits
Qetësia (ar. tumanineh) është një nga shtyllat e namazit.
Neveviu ka thënë: "Kjo tregon se kush lë ndonjë nga veprat e obligueshme të namazit, namazi i tij është i pavlefshëm."
Neveviu ka thënë: "Kjo tregon gjithashtu butësinë që duhet treguar ndaj nxënësit dhe të paditurit, duke u sjellë me mirësi, duke i sqaruar çështjet, përmbledhur qëllimet kryesore dhe duke u përqendruar tek ajo që është thelbësore për ta, jo tek pjesët shtesë që nuk mund t’i mbajnë mend ose t’i zbatojnë."
Neveviu ka thënë: "Kjo tregon se nëse një muftiu (fetvadhënësi) i bëhet një pyetje dhe ka një çështje tjetër që pyetësi ka nevojë, por nuk pyeti, është e rekomandueshme që muftiu ta përmendë. Kjo duhet konsideruar si këshillë, jo si fjalë për çështje të parëndësishme."
Vlera e pranimit të lëshimit të detyrave duket qartë në fjalën e tij: "... nuk di më mirë! Prandaj, më mëso!”
Ibn Haxheri ka thënë: "Kjo do të thotë të urdhërosh për të mirën dhe të ndalosh të keqen, si dhe që nxënësi të kërkojë nga dijetari që ai ta mësojë."
Është e pëlqyeshme kur e takon dikë, t'i japësh selam, dhe është obligim t'i kthehet (nëse dikush të jep). Po ashtu, është e pëlqyeshme ta përsërisësh selamin, nëse takimi ndodh përsëri, edhe nëse pak kohë ka kaluar, gjithashtu kthimi i tij është obligim çdoherë.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

