Shkruaj, sepse pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, asgjë nuk del prej saj, përveç së vërtetës.”
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) ka thënë: "Shkruaja çdo gjë që dëgjoja nga i Dërguari i Allahut ﷺ, që doja ta mësoja përmendsh, por kurejshët më ndaluan dhe më thanë: "A po shkruan gjithçka që dëgjon nga i Dërguari i Allahut ﷺ, kur ai është njeri: flet në gjendje hidhërimi dhe kënaqësie?" Kështu, hoqa dorë nga shkrmi dhe ia përmenda këtë gjë të Dërguarit të Allahut ﷺ, e ai bëri me gisht nga goja e tij dhe tha: “Shkruaj, sepse pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, asgjë nuk del prej saj, përveç së vërtetës.”
Explanation
Kështu, i tregova Profetit ﷺ se çfarë thanë, e ai bëri me gisht nga goja e tij dhe tha: "Shkruaj se, pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, nuk del asgjë prej saj, përveç së vërtetës në çdo situatë; qoftë kënaqësi, qoftë zemërim!
Allahu i Lartësuar për Profetin e Tij ﷺ thotë: "Ai nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij." (En Nexhm, 3-4)
Benefits
Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ishin të kujdesshëm për të mësuar përmendsh Sunetin (traditën dhe udhëzimin profetik) dhe për ta kumtuar atë.
Lejohet betimi edhe pa të kërkuar dikush të betohesh, në rast të ndonjë dobie dhe për të vërtetuar ndonjë çështje.
Shkrimi i diturisë është prej shkaqeve më të rëndësishme për ruajtjen e saj.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

