Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se nuk ka njeri nga ky umet, qoftë hebre, qoftë i krishterë, që dëgjon për mua, e pastaj vdes pa besuar shpalljen me të cilën jam dërguar, vetëm se do të jetë banor i Zjarrit
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se nuk ka njeri nga ky umet, qoftë hebre, qoftë i krishterë, që dëgjon për mua, e pastaj vdes pa besuar shpalljen me të cilën jam dërguar, vetëm se do të jetë banor i Zjarrit."
Explanation
Benefits
Kushdo që nuk i beson Profetit ﷺ, nuk do t'i bëjë dobi pretendimi i tij se beson në profetët e tjerë.
Kushdo që nuk ka dëgjuar për Profetin ﷺ dhe nuk i ka arritur thirrja islame, është i arsyetuar dhe çështja e tij në botën tjetër i takon Allahut të Lartësuar.
Pranimi i Islamit i bën dobi njeriut edhe nëse ai është afër vdekjes, madje edhe gjatë sëmundjes së rëndë, përderisa shpirti nuk i arrin në fyt.
Konsiderimi i saktë i fesë së jomuslimanëve, si ajo e hebrenjve dhe e të krishterëve, është kufër (dalje prej fesë).
Fakti që hebreu dhe i krishteri janë përmendur në hadith është paralajmërim për të gjithë të tjerët. Kjo, se hebrenjtë dhe të krishterët kishin Libër (hyjnor), kështu që, nëse e tillë është puna e tyre, atëherë me të tjerët, që nuk kishin libër, është më parësore, sepse të gjithë ata e kanë obligim të hyjnë në fenë e Profetit ﷺ dhe t'i binden atij.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

