“Gjithë umeti im do të hyjnë në Xhenet, përveç atyre që refuzojnë
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: “Gjithë umeti im do të hyjnë në Xhenet, përveç atyre që refuzojnë.” Të pranishmit pyetën: "O i Dërguar i Allahut, e kush refuzon?" Profeti ﷺ tha: "Kush më bindet mua, do të hyjë në Xhenet, e, kush më kundërshton, ka refuzuar."
Explanation
Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) pyetën: "Kush refuzon, o i Dërguari i Allahut?!"
Kësisoj Profeti ﷺ iu përgjigj atyre: "Kushdo që i nënshtrohet, e pason dhe i bindet Profetit ﷺ, do të hyjë në Xhenet. Sa i përket atij që nuk iu bind dhe nuk iu nënshtrua fesë, në fakt ai refuzoi të hyjë në Xhenet me veprat e tij të këqija.
Benefits
Bindja ndaj të Dërguarit ﷺ e bën të obliguar Xhenetin, sikundrëqë kundërshtimi i tij e bën të obliguar Zjarrin.
Sihariqi për të bindurit e këtij umeti (populli) se që të gjithë do të hyjnë në Xhenet, përveç atyre që nuk i binden Allahut e të Dërguarit të Tij.
Dhembshuria e Profetit ﷺ për umetin e tij dhe kujdesi i tij që ata të udhëzohen.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

