Kushdo prej jush që sheh ndonjë të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij, e, nëse nuk mundet, atëherë me gjuhën e tij, e, nëse nuk mundet as kështu, atëherë me zemrën e tij, por ky është imani më i dobët
Choose an available translation of this Hadeeth
Hadeeth text
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Kushdo prej jush që sheh ndonjë të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij, e, nëse nuk mundet, atëherë me gjuhën e tij, e, nëse nuk mundet as kështu, atëherë me zemrën e tij, por ky është imani më i dobët."
Explanation
Benefits
Urdhri që e keqja të ndalohet shkallë-shkallë, secili sipas aftësive dhe mundësive që ka.
Ndalimi i së keqes është një kapitull madhështor në fe, i cili nuk bie nga askush dhe çdo musliman është i obliguar ta bëjë atë sipas mundësive të tij.
Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi i së keqes janë prej virtyteve të besimit, i cili shtohet e pakësohet.
Për të ndaluar të keqen, kushtëzohet të diturit se vepra e tillë është e keqe.
Kusht për të ndryshuar një të keqe është që të mos rezultojë ky ndryshim në një të keqe më të madhe.
Për të ndaluar të keqen ka rregulla dhe kushte, që muslimani duhet t'i mësojë.
Ndalimi i së keqes kërkon një politikë sheriatike, dituri dhe urtësi.
Mosndalimi i së keqes me zemër tregon se besimi është dobët.
Attribution
Categories
Share hadeeth
Sharing options · 0 Total shares

